Saturday, March 31, 2007

PUNA EKIPORE


Ndërmarrës, mjeshtëria e nisjes dhe e menaxhimit të një biznesi privat, mund të jetë profesion i vetmuar. Ndërmarrësit shpesh ballafaqohen me çfardo lloje detyrash e edhe ato te cilat rrjedhin nga vet ai. Mençuria tradicionale thotë se vetëm individualistet mund të jenë ndërmarrës të shkëlqyeshëm.
Kjo nuk është medoemos e vërtetë. Bizneset private duhet të ndërtohen në bashkëpunim, e jo vetëm në përpjekje individuale. Në të vërtetë, vetëm në mes të bashkëpunimit, ndërmarrësi mund ta rrit bizneset e tija nga ato te vogla në të ato të mëdha duke ndertuar ndërmarrje të qëndrueshme.
Megjithëse në Kosovë ka me bollëk ndërmarrës individual dhe biznese të vogla familjare, puna ekipore funksionon këtu aq mirë sa edhe gjithëku tjetër në botë. Koncpeti i punes ekipore duhet të jetë i mësuar dhe zgjëruar në çoftë se bizneset në Ksovoë dëshirojnë të forcojnë pozitën e tyrë konkuruese.

ÇKA NËNKUPTON PUNA EKIPORE?

Puna ekipore është e definuar kur kemi te bejme me një grup i cili punon së bashku, ne menyre vetëmohuese për të arritur qëllimin e përbashkët. Pse të përdoren grupet? Ekipi na jep mundesi te bëjmë gjërat të cilat vet nuk mund ti bëjmë. Fuqia e një ekipi të sukseseshëm është më e shkëlqyeshëme se sa thelbi i pjesës individuale.
Shembuj të disa ekipeve të sukseshme? Çdonjëri i ka favoritet e vet. Korpusi i Marinës te Shteteve të Bahkuara, kampionët e Kupës Botërore në Futboll dhe Kompania e Motorëve Toyota. Ekipet e pasukëseshme? Shumica janë te haruara për arsye se kanë dështuar.

PSE EKIPET ARRIJNË SUKSES

Ekipet arrijnë sukses për arsye se anëtarët e ekipeve individualisht:
E ndajnë dhe ndjekin vizionin e përbashkët. Punoni së bashku me marrëveshje. Sikur te anëtarët e një orkestre, te anëtarët e një ekipi të biznesit secili luan rolë të vacant duke e plotësuar njëri tjetrin. Ndërmarrja në tërësi kërkon kontribute nga të gjithë anëtarët e ekipit, ose ne te kunderten nuk do të funkcionoje si duhet. Ndërmarrësi nuk mund ti bëj të gjitha.
Komuniko mirë me te tjeret. Individët anëtare të ekipit iu nevojitet të ndajnë informata në mënyrë të hapur dhe transparete ne mes vete.
Percille udhëheqësin. Pa marë në pyjete autoritetin e tij, anëtarët e ekipit duhet të rreshtohen prapa udhëheqësit të ekipit pasi te merret vendimi per kete. Nënshtrojini interesat individuale në te mire te interesit të përbashkët.

PSE EKIPET DËSHTOJNË

Ekipet dështojnë për arsye se:
Individët e anëtare të ekipit kanë plan programe dhe qëllime të ndryshme. Ky është zakonisht shkaku pse ekipi dështon. Individët i bashkangjitën ekipit vetëm sa për emër e pastaj ndjekin qëllimet dhe interesat pavaresisht nga misioni ekipit.
Nu ka kurfarë perpjekje per pune të përbashkët apo veprim. Individët anëtare të ekipit largohen në drejtime të ndryshme dhe nuk ndjekin rrugën e përbashkët. Anëtarët e ekipit janë të paaftë për t’iu përshtatur ndryshimeve. Krijimi i përmirësimeve nenkupto krijimin e ndryshimieve. Temperamenti i njëriut i kundërshton ndryshimet dhe ky kundërshtim mund të jete shkaktare qe të dështoj ekipi.
Udhëheqësia është e dobët apo me të meta. Në çoftë se udhëheqësi është i drejtuar gabimishtë apo i paaftë qe te marre vendime të energjike, shansat qe ekipi te arrije sukses jane të vogla.
Komunikimi ne mes te anetareve te ekipit eshte I dobet. Dora e djathë duhet ta dijë se çka është duke bërë dora e majtë. Shpesh, udhëheqësia nuk ndegjon ose anetaret e ekipit nuk komunikojnë haptas. Kjo është posaqerishtë prezente te ekipet me anetare te kulturave të kryqëzuara sikur qe janë në Kosovë. .
Individët apo nëngrupet e konsiderojnë vetën më të rëndësishëm se sa qe eshte ekipi si tërësi.
Egziston sjellje e pashpjegueshme nga një ose më shumë anëtarë të ekipit. Secili anëtarë i ekipit duhet të jetë i përgjegjshëm për ta përfunduar detyrën e tij nese deshirojme të pasojnë rezultate.
Anëtarët e ekipit nuk janë të gatshëm të pranojnë sakrificen e nevojshme që të bëhet pune e mirë. Sikur qe e dijne atletët, Pa Dhembje nuk ka Fitore.

BASHKËPUNIMI NUK ËSHTË I LEHTË

Bashkëpunimi kërkon shume punë shumë dhe perkushtim vetëmohues.Shpesh here eshte e domosdoshme të vendosësh dhe te pranosh vendime te veshtira për të mirën e ekipit. Sikurse në kuzhinë, një ve e prishtë do ta prish tërë omletin, një anëtarë i keq i ekipit do të shkatërroje përpjekjet e tere ekipit. Vazhdimi i sjelljeve egoiste nga një anëtarë mund të gërryej themelet e mirëqënies së ekipit, pra sjelljet egoiste duhet ti adresohen menjëherë udhëheqësit dhe anetareve të ekipit.
Bashkëpunimi kërkon kohë. Ndërtimi i ekipit të nderlidhur nuk është proces që behet gjatë natës. Përpjekjet për ndërtim te një ekipe vend-pune permes eksperiencës së përgjithëshme. Permiresime te vazhdueshme. Kujtoje Kupën Botërore të Futbollit – sa shumë te perbashketa u nevojiten ekipeve? Duhet të jeni të hapur dhe të sinqert. Bashkëpunimi i përmirësuar mund të ju ndihmoj në rritjën dhe zhvillimin e ndërmarrjës së juaj në një ndërmarrje kumbuese dhe të vërtet.

AUDITIMET FINANSIARE



Me ardhje të shpejt të përfundimti të Dhjetorit, shumë firma Kosovare mendajnë për auditimet e tyre të përfundimti të vitit. Kompanitë që kanë shitje së paku prej € 250,000 apo pasuri së paku prej € 125,000 janë të nevojshme të kenë pasqyrat e tyre finansiare të audituara nga auditorët e liçensuar.
Funksioni primar i auditorit është të shpreh mendimin e tij për pasqyrat finansiare. Ky mendim ipet në form të raportit, apo mendimit, dokumentit. Ky raport është i strukturar të përfshijë një paragraf të parathëniës, paragraf të fushës së veprimit dhe një paragraf të mendimi. Mendimi i auditorit pohon apo mohon cfarë ka kompiluar dhe prezentuar menagjmenti. Nuk është detyra e auditorit të pregadit pasqyrat finansiare dhe shënimet shoqëruese të pasyqrave finansiare, edhe pse në shumë raste ata i ofërojnë kompanisë, ndihmën e tyre si pjesë të shërbimit.

Egzistojnë katër lloje themelore të mendimit auditorë: mohimi i mendimit, mendimi i kundërt, mendimi i pa cilësuar dhe mendimi i cilësuar. Let’s consider each one in order.
Mohimi i mendimit, apo mospranimi i mendimit, është shpesh i përdorur kur auditori është i paaftë të përfitoj mjaftë cështje kompetente dëshmuese dhe është i paaftë të shpreh mendimin. Kjo mund të ngjallë, për shembull, kur të dhënat llogaritëse të kompanisë janë aq të pa kompletuara sa që auditori nuk ka mjaftë të dhëna të punojë me apo kur auditorit nuk i lejohet hyrja në burime të materialve kryesore apo lokacioneve të rendsishme fizike, si depo, që përdoren për verifikim të dhënave të kontabilitetit. Në cfardo rasti, arsyet për mos dhënje të mendimit duhet të shpjegohen. Kompanitë duhet të menjanojne këtë lloj të mendimit duke bashkëpunuar plotësisht me auditorin e tyre. Në disa raste ku auditori nuk ndien vetën mjaftë të pavarur se firma është audituar, mendimi i mospranimit do të lëshohet.

Mendimi i kundërt është i përdorur kur pasqyrat finansiare nuk prezentojnë në mënyrë të vërtet rezultatet e operacioneve të kompanisë. Kjo mundë të lind nga materiali i deklaratave të gabuara apo nëse pasqyrat janë të pregaditura në mënyrë që nuk janë në pajtim më Standardet Kosovare të Kontabilitetit. Në disa raste, kompanu mund të vendos më parë të mos lëshojë pasqyra finansiare të audituara, se sa ato që janë të shoqëruara nga një mendim i kundërt. Një zgjidhje më e mirë për firmën është të punojë më auditor dhe determinojë cfarë ndryshime në pasqyra finansiare duhet të bëhen që audtiori të lëshojë një mendim të cilësuar apo të pa cilësuar. Mbajë në mënd se mohimi I mendimit është i ndryshueshëm nga mendimi i kundërt në atë se mohimi i mendimit mundë të lind vetëm në mungesë të njohurisë nga auditori, por në mendimin e kundërt auditori di së pasqyrat finansiare nuk janë të deklaruara në mënyrë të vërtet.

Mendimi i pa cilësuar, apo “I qartë” përdoret kur pasqyrat finansiare në mënyrë të vërtet paraqesin rezultatet e operacioneve të kompanisë dhe janë në pajtim me KAS. Jap një siguri që pasqyrat finansiare janë të lirë nga deklaratat e gabuara. Mbajë në mend se kjo nuk garanton sidocoftë se nuk egzistojnë gabime në pasqyrat finansiare; është një siguri i nivelit të lartë të saktësis. Një mëndim i pacilësuar është lehtë i njohur në atë se është i përbërë vetëm nga tri paragrafe; paragrafi i parahtëniës, paragrafi i fushës së veprimit dhe paragrafi i mendimit. Kjo është njëra prej llojeve më të dëshirueshme të mendimit dhe njëra që bart statutin special ndaj firmës që e pranon.

Mendimi i cilësuar lëshohet kur egzistojnë pritje të kufizuara ndaj një mendimi të pacilësuar që nuk zhvlerëson pasqyrën si tërësi. Përfshinë një apo paragrafe shtesë që shpejgojnë arsyet për cilësi dhe efektet e tyre në pasqyrat finansiare. Paragrafi I mendimit pastaj fillon me fjalën “ Përvec” dhe në lidhje me paragrafin e cilësisë. Kjo mund të nënkuptojë se një pjesë e procedurave që auditori është munduar të bëjë nuk janë kompletuar (p.sh
. numërimi i stoqeve nuk ishte e adminstruar në prezencë të auditorit).

Ky kufizim nuk është aq i ashpër sa është kundërshtimi i mendimit. Shumë shpesh, mendimi i cilësuar rezultohet kur njëra nga metodat e përdorura në pregaditjën e pasqyrave finansiare nuk është në pajtim me parimet e kontabilitetit të pranuara gjërësisht. Firma do të bëje mirë të diskutojë me auditorin ndryshimet e bëra në pasqyrat finansiare që janë të nevojshme për auditorin në mënyrë që të lëshoj një mendim të cilësuar.

Në përfundim, nga firmat që duhet ti kenë pasqyrat finansiare të audituara duhet të kenë një rol pro-aktiv. Lloji i mendimit auditor të lëshuar nuk duhet të jetë befasi për firmën që do të auditohet. Që nga fillimi i auditimit, firma duhet të jetë e pregadit të punojë me dhe mësojë nga auditorët se cfarë është e nevojshme për auditorin, në mënyrë që ai të mund të lëshojë një mendim të pacilësuar.

Friday, March 30, 2007

SI TË DALIM FITIMTAR NË TREG ME KONKURENCË


Konkurenca është tipar kryesor i ekonmisë së tregut. Të marrim një shembull të një produkti për të demonstruar këtë çështje. Një numër i madh i ndërmarrjeve u ofrojnë lloje të ndryshme të veshjeve xhins konsumatorëve potencial të cilët kanë lirinë të blejnë xhinset e preferuara apo mos të blejnë ato fare.

Analizat perendimore mikroekonomike të arsyeshmërisë së konsumatorëve thonë se, vendimi për të blerë do të bazohet në raportin çmim/cilësi të xhinseve. Sidoqoftë, shumë njerëz preferojnë të paguajnë më shumë për xhinse të cilësisë më të dobët por të blerë në një dyqan në qendër të qytetit sesa të blejnë xhinse më të mira në një treg të hapur, për arsye se ata preferojnë të blejnë në një vend më të bukur. A janë vallë këta blerës të arsyeshëm në kuptimin ekonomik? Përgjigja është se e ashtuquajtura cilësi i ka dy dimenzione, cilësinë e produktit aktual dhe shërbimin. Shpesh shërbimi mund të jetë faktor më i rëndësishëm sesa cilësia aktuale apo aparente e produktit të caktuar.

Sipas Maikël Poter (Michael Porter), autor i librit më të shitur të 80-ave “Strategjia Konkuruese”, konkurenca bazohet në kosto, cilësi dhe shërbim. Kuptimi dhe rëndësia relative e secilit prej këtyre termeve ndryshon mvarrësisht nga industria dhe produkti. Për shembull, cilësia e xhinseve mund të shprehet me tiparet e një produkti të qëndrueshëm dhe të endur mirë, përderisa vera mvaret nga shija e saj. Një gjë e njejtë ndodh me shërbimet, një garancion një vjeçar është shumë i rëndësishëm për pajisje shtëpiake, ndërsa dërgesa (shërbimi) në kohën e duhur për repromateriale të shitura prodhuesëve që prodhojnë në kohën e duhur. Sa i përket rëndësisë relative, në rastin e komoditeteve, konkurenca bazohet gati e tëra në kosto, kurse pas shitjes shërbimi është vendimtar për makinat e fotokopjimit.

Fitimtarët në një treg me konkurencë të vendosur janë të tillë sepse kanë advantazhe konkuruese. Strategjitë e ndërmarrjeve mund të kërkojnë mënyrë që të përfitojnë advantazhe konkuruese, që siç thotë Maikëll Poter janë kosotoja e lidershipit dhe diferencimi i produktit. E para koncentrohet në kosto (përcaktuesi kryesor i çmimit por jo edhe i vetmi), kurse i dyti ka të bëjë me cilësinë dhe shërbimet. Mënyra e tretë për ndërmarrjet që nuk mund të gjejnë veten në asnjërën prej strategjive të lartëpërmendura është që të fokusohen në një qoshe tregu.

Nëse posedoni biznes dhe produktet tuaja nuk janë komode rekomandohet që të punoni për të kuptuar se si cilësia dhe shërbimet ndikojnë në industrinë tuaj, nëse akoma nuk e keni bërë ate. Cilësia është aftësia e produktit apo shërbimit për të kënaqur nevojat e konsumatorëve. Ajo ka një komponent operacional, performancë dhe një element emocional, perceptimi i konsumatorit ndaj atributeve të produktit dhe performanca.
Performanca është objektive dhe e matshme. Është e qartë se thika që nuk pret si duhet ka performance më të dobët se thika e mpreht edhe ora që vonohet ka performance më të dobët se ajo që gjithmonë tregon kohën e sakt. Thikat janë për të prerë kurse orët për të na e treguar kohën e saktë.

Por performanca nuk është e tëra. Elementi emocional i cilësisë është subjektiv dhe i pakapshëm. Si i tillë, do mvarret nga konsumatorët. Kjo komponentë themelore e cilësisë shpjegon se pse disa konsumatorë preferojnë thika të argjendta të shtrenjta, më pak të mprehta në vend të atyre nga çeliku i pandryshkshëm (posedimi i argjendit kuptohet si klasike), apo të preferuarit e orëve të arta që vonohen në vend të orëve standarde digjitale të lira. E gjitha kjo mvarret nga nevoja që konsumatori dëshiron ta përmbush, funkcionaliteti, statusi apo estetika.

Përsderisa cilësia i referohet produktit, shërbimi ka të bëjë me atë që e rrethon produktin para dhe pas shitjes. Shërbimi para shitjes mund ta bëjë blerjen një përvojë të lumtur apo të hidhur, duke përcaktuar në shumë raste se konsumatorët e arsyeshëm (në kuptimin ekonomik) do të bëhen konsumatorë të përhehrshëm apo herën e ardhëshme do të vendosin të shkojnë dikund tjetër. Shërbimi para shitjes përfshin vlefshmërinë e produktit, kohën e pritjes (nëse ka nevojë të pritet në radhë), lokalitetin dhe gjendjen fizike të bizneseve (klimatizimi/ nxemja, pastërtia), të përdorurit miqësisht e ueb faqes së kompanisë (website) dhe gjithashtu kortezia e shitësit.

Ngajshëm, relevant është edhe shërbimi pas-shitjes i cili përfshinë mundësinë për të kthyer produktin nëse konsumatori nuk është i kënaqur, garancë për produktin, mirëmbajtja e ofruar nga prodhuesi-distribut ori, një kontakt special për pyetje dhe ankesa dhe dërgesa të njherëshme. Shërbimi i keq apo mungesa e shërbimit pas shitjes (p.sh. mungesa e pjesëve rezervë) do t’i largojë shumicën e konsumatorëve që të blejnë sërish produktet e njejta, pa marrë parasysh cilësinë. Kështu, konsumatorët e paknaqur mund t’u shkaktojnë dëm të madh ndërmarrjeve duke shpërndarë fjalën e keqe tek konsumatorët tjerë potencial.

Nëse dëshironi të bëheni fitimtar duhet të zhvilloni strategji konkuruese për secilën linjë të produktit.

SWOT ANALIZA



SWOT analiza është mjet (vegël) analizues afarist i shfrytëzuar gjerësisht. Akronimi “SWOT” përbëhet prej fjalëve “Strengths” – Përparësit; “Weaknesses” – Dobësitë; “Opportunities” - Mundësitë dhe “Threats” – Rreziqet. Në KBS e përdorim kur bëjmë vlerësimin fillestar të kompanive kliente. SWOT analiza u ndohmon klientëve të identifikojnë çështjet kyqe strategjike të bizneseve të tyre dhe duke u bazuar në to të zhvillojnë plan strategjik.

Përparësitë janë fushat në të cilat pozita konkuruese në treg e kompanisë është superiore në krahasim me konkurencën e konkurentëve. Teknologjia bashkëkohore, eksperienca e gjatë në biznes, menaxhmenti senior ndërmarrës, fuqia punëtore e motivuar, njohje të markës (shenjës dalluese) apo udheheqësi të tregut janë shembujë tipik. Secila prej tyre i sjell kompanisë disa lloje të përparësive karshi konkurencës së tyre. Secila strategji e kompanisë duhet të ndërtohet sipas përparësive të vërteta të saja dhe është me rëndësi për kompaninë të identifikojë ato në mënyrë që t’i shfrytëzojë ato plotësisht.

Përkundrazi, dobësitë janë ato fusha të cilat tregojnë se kompania nuk është në nivelin e dëshirueshëm të performancës. Menaxhmenti i jofokusuar, mungesa e politikës së mbrendëshme kreditore, norma e lartë të prishjeve, mungesa e kontrollit të stoqeve, mungesa e përvojës në biznes, kontrolli i pamjaftueshëm financiar apo mungesa e njohjës së tregut janë disa shembuj konkret. Strategjia e kompanisë duhet të adresojë secilën prej dobësive kryesore sepse ato pengojnë aftësinë konkuruese të kompanisë. Kur ka mundësi, ato duhet të largohen (për shembull, duke i vendosur politikat apo sistemin e kontrollit të përshtatshëm). Në raste të tjera, ndikimi i tyre vetëm mund të zvogëlohet (për shembull, përvoja e kufizuar e pronarit në një lloj të aktivitetit të veçant në biznes mund të adresohet duke punësuar një menaxher me përvojë).

Mundësitë janë aksione të cilat kompania ka mundësi t’i ndërmerr në mënyrë që të kontribuojnë në përmbushjen e objektivave strategjike. Pjesmarrja (ofërtimi) në një tënder të ardhëshëm, reduktimi i nevojës për kapital punues nepërmjet një shembulli të reduktimit të stoqeve, rritja e çmimit shitës kur kërkesa tejkalon furnizimin apo formimi i kapitali të përbashkët për të hyrë në një treg eksportues janë disa prej shembujve. Njohja e mirë e tregut është thelbësore për identifikimin e mundësive strategjike: zgjerimi i kapacitetit prodhues është mundësi reale vetëm nëse kompania ka më shumë porosi se sa që mund të përballojë dhe kur ekziston trendi shitës në rritje e sipër (apo së paku stabil). Në tregun që është në zvogëlim e sipër si në aktivitet rindërtimore, rritja e prodhimit mund të mos jetë investim i arsyeshëm. Mundsitë duhet të jenë konsistente me objektivat strategjike të kompanisë. Menaxhmenti strategjik ka të bëjë me vendosjën e bazës së aftësisë konkuruese, biznes profitabil të vazhdueshëm, e kundërta prej fitimit të profitit të lartë nga lloji i transkasioneve që ndodhin vetëm një herë (të njëhershme). Kompania mund të marr vendim të shkatht dhe të shfrytëzojë mundësinë e njëherëshme, si prodhimin e syzeve speciale ndaj erësimit të diellit, por kjo nuk do të jetë në konflikt me strategjinë e kompanisë në vazhdim e sipër dhe si do të perceptohet ajo.

Rreziqet janë fushat në të cilat kompania është në veçanti e prekshme nga pikpamja e pozitës konkuruese. Ekzistojnë rreziqe aktuale si konkurrenca e padrejtë nga importi ilegal dhe rreziqe potenciale si mundësia që konkurrenca jonë kryesore do të fillojë luftë të çmimeve. Rreziqet gjithashtu mund të klasifikohen në interne (të mbrendshme) (varësia nga një klient i vetëm, apo numri i redukuar i klientëve) dhe eksterne (të jashtme) (një konkurent i fuqishëm mund të hyjë në treg). Shumë prej rreziqeve janë të menaxhueshme deri në një masë. Strategjia duhet të adresojë rreziqet e identifikuara duke planifikuar aksionet parandaluese (për shembull, zgjëro bazën e klientëve nëse kompania është shumë e mvarur nga vetëm disa klientë).

Strategjija e kompanisë duhet të ndërtohet në përparësitë e saj, adreso dobësitë dhe rreziqet dhe shfrytëzo përparësitë e disponueshme. Një mjet (vegël) shumë e thjeshtë si SWOT analiza mund t’ju ndihmojë të zhvilloni strategji për kompaninë tuaj

INDUSTRIA NË ZHVILLIM E KOSOVËS – BIMËT MJEKËSORE DHE AROMATIKE


Mundësitë në kuptim të plotë të fjalës janë duke dalur jashtë nga toka në Kosovë dhe vështirë se dikush i njeh ato!! Pyjet, luginat dhe malet e Kosovës, mbajnë pasuri të pamasë në formë të bimëve mjekësore dhe aromatike. Duke ju falënderuar tokës dhe klimës së rajonit tonë, Kosova ka përafërsisht 200 bimë mjekësore të egra, prej të cilave rreth 40 kanë vlerë domethënëse komerciale. Shumë prej tyre shiten me çmime të larta në tregjet botërore, pavarësisht se a shiten si lëndë e parë apo të përpunuara.

Lulet, gjethet dhe nganjëherë edhe rrënja, e shumicës së këtyre bimëve mjekësore dhe aromatike mund të thahen për të prodhuar bimë mjekësore ushqyese apo çaj nga bimët mjekësore; disa mund të distilohen dhe të përgatitet vaji esencial për aroma ushqimore, aromaterapi; rrënjët dhe bishti mund të shtohen në alkool për prodhim të tretësirës, dhe pjesët tjera të bimës mund të copëtohen dhe shtypen në ilaçe dhe shtesa ushqimore që mund të shiten në shitoret e ushqimit të shëndetshëm dhe barnatore. Këto produkte kanë treg të pafund, i cili është në rritje kudo në botë, e në veçanti në Evropën Perëndimore.

Bimët e egra mjekësore janë pjesë e jetës së Ballkanit me shekuj. Shumica e bimëve mjekësore ushqyese që përdoren në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara, si kamomili, menta dhe sherbela, kanë prejardhje nga rajoni i Ballkanit. Mbledhja dhe përpunimi i këtyre bimëve mjekësore, ishte pjesë tradicionale e jetesës së familjeve Kosovare. Para shkatërrimit të Jugosllavisë, shumica e kompanive që punonin në industrinë e bimëve mjekësore ishin të mëdha, përpunues të integruar në mënyrë vertikale që blenin bimë mjekësore nga tërë rajoni. Këto kompani kishin paisje për tharje dhe ekstraktim, linja të distilimit dhe paketimit që prodhonin produkte finale për tregjet vendore dhe ndërkombëtare. Zemra e industrisë ishte në Beograd dhe Novi Sad.
Këto qytete ishin qendrat kryesore për hulumtim të bimëve mjekësore, zhvillim dhe trajnim, gjersa kryeqyteti i Jugosllavisë, Beogradi skiconte dhe vëzhgonte ligjet kombëtare të ilaçeve. Gjithashtu, Beogradi ishte shtëpia e shumë kompanive farmaceutike. Gjatë kësaj periudhe, ekzistonin rreth 25,000 njerëz në zonat fshatare të Kosovës që punonin të mbledhnin bimë të egra mjekësore për këta gjigant industrial. Individët dhe kompanitë në Kosovë themeluan qendra të mbledhjes ku ata i grumbullonin bimët mjekësore për dërgesa në sasi të mëdha tek kompanitë farmaceutike. Disa kompani e kanë bërë edhe përpunim fillestar të bimëve mjekësore duke i tharë, klasifikuar, apo distiluar ato në vajra esenciale, në mënyrë që t’i shtojnë vlerë produkteve. Në Dragash, deri në fillim të viteve të 90 kompania “Sharrproizvod” , e kishte një fabrikë me 120 punëtorë të cilët i përpunonin bimët mjekësore të siguruara nga 3000 grumbullues. Fabrika i kishte edhe 30 shitore me pakicë në Kosovë ku i shiste produktet me bimë mjekësore.
Me shkatërrimin e Jugosllavisë dhe luftën e fundit, pothuajse të gjitha lidhjet në zinxhirin vlerësues në mbledhje, përpunim dhe shitje të bimëve mjekësore të Kosovës janë shkatërruar. Sot, ekzistojnë shumë pak kontakte në mes të mbledhësve të barishteve në Kosovë dhe përpunuesve në Maqedoni, Bosnje, apo Serbi – apo madje edhe në Shqipëri. Veç kësaj, pothuajse të gjitha kompanitë e mëdha farmaceutike që ishin pronë Shoqërore, ose janë privatizuar, shkatërruar dhe zhdukur, apo thjesht janë shuar duke e bërë një punë shëmë të vogël. Në mënyrë që të ringjallet industria e bimëve mjekësore në Kosovë, zinxhiri vlerësues duhet të rindërtohet, e kjo mund të bëhet përmes kompanive private, të cilat do t’i zbatojnë bizneset private në mbledhje, përpunim dhe marketing të bimëve mjekësore dhe aromatike.
Përkrahja e Biznesit të Kosovës (KBS) së fundi i analizoj bimët mjekësore të cilat rriten në Kosovë, dhe duke u bazuar në gatishmërinë e tregjeve, por edhe sasisë së madhe të bimëve, përpiloi një list me dhjetë emra, për të cilat besohet se kanë rëndësi më të madhe komerciale. Këto bimë janë lehtë të njohura dhe në dispozicion kudo në Kosovë në kohë të ndryshme mes Prillit dhe Tetorit.

Emri Latin Përkthimi

Achillea millefolium Barpezmi
Tilia cordata Bliri gjethvogël
Vaccinium myrtillus Boronica
Juniperus communis Dellinjë e zezë
Urtica dioica Hithër
Matricaria chamomilla Kamomil
Hypericum perforatum Lulja e Balsamit të shpuar
Rosa canina Trëndafili I vogël
Crateagus monogyna Murriz
Sambucus nigra Shtog


Ekzistojnë disa kompani në Kosovë që kanë infrastrukturë dhe aftësi organizacionale të bëhen furnitorë të bimëve mjekësore dhe aromatike. Kompanitë që eksportojnë këpurdha, në veçanti, janë të pozicionuara në mënyrë strategjike që të zgjerohen në biznes me bimë mjekësore. Ata tashmë kanë rrjet të grumbulluesve dhe qendra grumbulluese. Ata janë mësuar t’i shesin produktet e tyre në tregjet e huaja. Rëndësi të njejtë paraqet edhe ajo se fabrikat e tyre kanë kapacitet të zgjerimit në përpunues të bimëve të egra mjekësore, pasi që ata veprojnë vetëm rreth 100 ditë në vit.
KBS-i ka qenë në kontakt edhe me kompanitë e bimëve mjekësore në Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe Bosnje dhe të gjithë kishin shprehur interes në krijimin e kontakteve me furnizues të bimëve të egra mjekësore nga Kosova. Këto kompani do të dëshironin të blenin produkte gjysmë të përpunuara të prodhuara nga bimët mjekësore dhe aromatike, dhe ata vetë do ta përfundonin procesin e prodhimit në mënyrë që t’i furnizojnë tregjet e tyre me çaj barishtor, ilaçe dhe tretësira. Këta prodhues sigurojnë mundësi eksportuese për bimët mjekësore dhe aromatike të Kosovës.
Tregjet për bimë mjekësore natyrale janë gjithashtu të gatshme në Kosovë. Megjithëse njerëzit në Kosovë nuk kanë traditë të përdorin bimë mjekësore, ekzistojnë kërkesa të mëdha për çaj nga bimët mjekësore. KBS-i është duke punuar me një numër të prodhuesve Kosovar të çajit në mënyrë që t’i përkrahin dhe inkuarojnë përpjekjet e tyre, që t’i zëvendësojnë bimët mjekësore të importuara në sasi të mëdha dhe të fillojnë të përdorin barishte nga furnizuesit vendor për t’i mbushur qeset për çaj. Përmes zëvendësimit të importit me këto kompani, këmbimi me jashtë do të mbetet brenda në Kosovë dhe punë të reja do të krijohen për popullsinë e Kosovës.
KBS-i gjithashtu i mbështet përpjekjet e drejtuesve të industrisë së bimëve mjekësore që ta organizojnë Shoqatën e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike të Kosovës, e njohur si KOMAPA. Kur shoqata fillon të funksionojë në tërësi, do të mund të shpërndajë informata të tregut dhe të teknologjisë përpunuese dhe mund të sigurojë trajnim dhe ndihmë teknike për korrësit dhe përpunuesit e bimëve. Gjithashtu mund të bëhet një kanal për të siguruar fonde nga dhuruesit ndërkombëtar për zhvillim të vazhdueshëm të industrisë së bimëve mjekësore në Kosovë.
E gjithë ajo që kërkohet për një rikthim të kësaj industrie të lashtë, është që komuniteti afarist i Kosovës të ec përpara dhe ta shfrytëzojë këtë mundësi të jashtëzakonshme

EDUKIM I VAZHDUESHËM PROFESIONAL


Në shumë mjedise afariste punëdhënësit kërkojnë kualifikime të caktuara minimale kur dëshirojnë të punësojnë punëtorë të ri. Këto kualifikime mund të përfshijnë nivele të caktuara të edukimit të përfunduar, vitet e mërparshme të përvojës në punën që do të aplikon, apo kualifikime të veçanta, si aftësi gjuhësore. Gjithashtu nuk është e jashtëzakonshme që kur njëherë punëtori i bashkangjitet kompanisë dhe kur demonstron që ai apo ajo është i aftë dhe perfomonë mirë, mundësi të përparimit brenda kompanisë i ofërohen punëtorit.

Ndonjëherë mundësit e përparimit mund të thotë se kualifikimet fillestare të punëtorit dhe trajnimi nuk janë të njëjta sikur ato të kërkuara për pozitën e re. Në një rast tjetër, kërkesat ligjore mund të ndryshojnë, dhe këto mund të kërkojnë që një punëtor të pranojë trajnim dhe arsimim në mënyrë që të mbetët në pozitën ekzistuese. Në cilin do rast, do të ekziston nevoja për edukim të vazhdueshëm profesional.
Cfarë është edukimi i vazhdueshëm profesional dhe a vlen kjo për Kosovën? Edukimi i vazhdueshëm mund të përfshijë ndonjë diplomë apo program pa- diplomë që siguron dikë me aftësi plotësuese në mënyrë që ti aftëson ata të kryejn punën e tyre ekzistuese më efektshëm, siguron aftësi në një fushë të re, apo aftëson dikë të jetë në përputhshmëri me kërkesat ligjore apo ato të parashikuara me statut për të zhvilluar punën e tyre.

Ekzistojnë shumë shembujë të këtyre llojeve të programeve edukative, dhe ekzistojnë raste te caktuara kur janë të aplikueshme për biznese profesionale në Kosovë.
Programe të edukimit të vazhdueshëm mund të ofërojnë kurse të llojeve të ndryshme që përfshijnë temat si:

· marketing,
· llogarimbajtje e thjeshtë,
· trajnim kompjuter,
· trajnim gjuhësor, dhe
· menaxhim të biznesit.

Kjo list e shkurt demonstron që institucionet edukative ofërojnë kurse që janë relevante për komunitetin afarist, dhe sigurojnë një mundësi për njerëzit të përmirësojnë apo mësojnë aftësi të reja pa pas nevojë të marrin pjesë në programe të plotë të univerzitare.
Ekzistojnë gjihashtu rastet kur insitutcionet edukative apo shoqata profesionale ofrojnë kurse të aftësojnë profesionalistë brenda fushave të caktuara në mënyrë që të arrijnë dhe mirëmbajnë akreditimin profesional duke kompletuar trajnime të kërkuara të idustrisë dhe, nëse e nevojshme, të demonstrojnë mjeshtri duke kaluar një provim në një temë të asaj fushe. Shembujë të mirë të kësaj përfshijnë trajnime dhe çertifikime të kontabilistëve dhe auditorëve, dhe liçencim të profesionistë ve në kuadër të industrisë së sigurimit.

Mundësi të reja për edukim profesional janë të disponueshme për njerëzit afarist në Kosovë. Ata mund të marrin pjesë në këtë duke ndjekur orë në institucionet vendore, gjithashtu edhe duke pasur qasje në shumë mundësi shkollimi nepërmjet internetit. Në shumë vende punëdhënësit paguajnë për edukim të vazhdueshëm profesional nëse trajnimi ka të bëjë me punën e punëtorit, apo nëse ai trajnim do të aftëson punëtorin të zgjërojë fushë- veprimin e aktiviteteve që punëtorët e tyre mund ti ndërmarrin njëherë kur trajnimi përfundon.

Një shembull i mirë i kësaj është në fushë të trajnimit dhe çertifkimit në kontabilitet. Në shumë vende egziston kërkesa e parashikuar me ligj që vetëm kontabilistët e certifikuar mund të nërdmarin lloje të caktuara të anagazhimit si kontabilist në emër të klientit. Pra, në mënyrë që të shrtytëzohen më si miri aftësit e punëtorit, kompania do të kërkoj që ai punëtor të mar (realizoj) certifikatën e kontabilitetit qoftë se deri me tani nuk e posedon një të tillë.

Një kompani e kontabilitetit, apo një kompani që dëshiron të punësojë kontabilist me orarë të plotë, shpesh herë do të punëson diplomues univerzitar, dhe i japin individëve sasi të caktuar të kohës gjatë së cilën punëtori duhet të ndjek kurse plotësuese të nevojshme, ti kalojë provimet, dhe të bëhet kontabilist I çertifikuar. Dhe, punëdhënësi në shumicën e rasteve do të paguaj për shpenzimet e kursit dhe provimeve, dhe siguron kohë për mësim para provimeve. Pse? Për shkak së është në interes të kompanisë të ndihmonë punëtorin të bëhet I certifikuar. Njëherë kur punëtori certfikohet, ai ka më shumë vlerë për kompaninë..

Themelimi i firmave të reja të kontabilitetit në Kosovë është duke u zhvilluar ngadalë. Egzistojnë, shumë njerzë që punojnë si kontabilista në kuadër të kompanive vendore. Disa nga këta profesionistë janë duke shfrytëzuar mundësit e edukimit të vazhdueshëm profesional I cili I’u është ofëruar në mënyrë që të bëhen kontabilistë të certifikuar.

Kjo është një pjesë e përshtatshme e edukimit të vazhdueshëm profesional të një personi. Për shkak se kjo shërben në interesë të komunitetit më të gjërë afarist, dhe i dërgon mesazh të fortë komunitetit ndërkombëtar afarist që njerëzit në Kosovë i marin kërkesat e tyre profesionale me seriozitet. Kjo është e rëndsishme për zhvillimin e biznesit vendor.

MARKETING NË INTERNET PËR RRITJE TË BIZNESIT


Interneti është një mundësi e shkëlqyeshme për bizneset Kosovare të informojnë klientët potencial për mallrat dhe shërbimet e tyre. Posta elektronike dhe faqja në internet janë mënyra të mrekullueshme për mbledhje të informatave nga klientët potencial për nevojat e tyre dhe strukturimin e mallrave dhe shërbimeve që ju i ofroni për përmbushjen e atyre nevojave. Gjithashtu, kombinimi i faqes në internet të dizajnuar mirë dhe dërgimi i postës elektronike me ndikim të lartë, mund të krijoj dhe themeloj vetëdijësimin për biznesin tuaj dhe të siguroj shërbime mbështetëse për klientët tuaj.

Mënyra më efektive e përfitimit të informatave nga klientët dhe transmetimi i informatave tek klienti është të keni një Faqe në internet të dizajnuar mirë që ofron dhe nxjerr informata nga klientët potencial. Faqja në internet duhet të vizitohet dhe shfrytëzohet nga klientët e drejtë. Ekzistojnë disa mënyra që njerëzit e duhur ta shfrytëzojnë atë faqe të internetit. Mënyra më e suksesshme është përmes një porosie elektronike e cila u drejtohet shumë personave, klientëve potencial, e dizajnuar që t’i informojë ata për faqën në internet dhe t’i lidh klientët direkt më atë faqe. Me porosinë elektronike klienti është i njohtuar shkurtimisht për qëllimin e biznesit tuaj dhe si të përfitojë më shumë informata për kompaninë tuaj.

Faqja e internetit duhet të jetë e lexueshme, e lehtë për orientim dhe informative. Kur bëhet dizajnimi i faqes në internet, përdor rezervime në aplikim të elementeve të teknologjisë së lartë. Nuk ekzsiton ndonjë mënyrë që ju ta dini se çfarë verzioni të kërkuesit, sistem operativ, shpejtësi të lidhjes, rezolucion të ekranit apo intensitet të ngjyrës, ka klienti juaj potencial në kompjuterin e tij të tavolinës. Klienti nuk do të pres 48 sekonda të pres leximin e një grafike ilustrative. Ju do të humbisni atë klient.

Një faqe në internet, lehtë e kuptueshme është ajo e cila lexohet shpejtë dhe është e thjeshtë për orientim, e përshtatshme për sy dhe informative. Në mënyrë të qartë e drejton klientin tek shërbimet që ofron biznesi. Vizitorët e faqes duhet të kenë ndonjë siguri se kompania juaj është ligjore dhe e vlefshme. Prandaj, ju mund ta përfshini një faqe tjetër në të e cila i tregon rekomandimet nga klientët e mëparshëm. Kjo do t’ju jap më shumë siguri klientëve të ardhshëm në lidhje me shfrytëzimin e shërbimeve të kompanisë tuaj.

Është e rëndësishme ta bëni biznesin tuaj një kompani të cilën e paramendojnë klientët kur dëshirojnë ta blejnë produktin tuaj. Mënyra më e mirë për ta futur emrin e kompanisë tuaj në mendje të klientit është përmes “krijimit të markës”. Të krijoni markë për biznesin tuaj në internet përmes një emri të paharrueshëm dhe një logo që është tërheqëse për syrin, është domosdoshmëri. Në mënyrë që ta krijoni një markë të biznesit tuaj, ju duhet që vazhdimisht ta prezantoni logon tuaj tek audienca e synuar në mënyrë që të mbetet në mendjen e tyre. Përmes këtij procesi të krijimit të markës klienti do të fillojë të kujtojë që ta shfrytëzojë biznesin tuaj. Një postë elektronike mirë e dizajnuar me logo të paraqitur qartë, do të fillojë procesin e krijimit të markës tek mendja e audiencës së synuar. Një faqe në internet e cila ka pamje të duhur me logo të paraqitur qartë gjithashtu do t’ia mundësojë audiencës të filloj ta mbaj në mend biznesin tuaj si institucion të shëndetshëm në të cilin ata mund të kërkojnë mallra dhe shërbime. Një porosi elektronike kur hapet nga ana e klientit gjithmonë duhet ta ketë në faqe të parë logon dhe porosinë reklamuese të dizajnuar mirë.

Një porosi elektronike e drejtuar tek shumë persona ka për qëllim të informojë direkt klientët potencial në lidhje më shërbimet ekzistuese që i ofron biznesi juaj. Porosia elektronike duhet menjëherë të informojë dhe tërheq njerëzit në mënyrë që të mësojnë sa më shumë për biznesin tuaj. Në mënyrë që të arrihet kjo, porosia elektronike duhet ta informojë klientin me një përmbledhje të shërbimeve që i ofroni, një pasqyrë se si funksionon biznesi juaj dhe të sigurojë informata të dobishme në lidhje me industrinë.


Hapësira në porosi elektronike ku vendoset tema është pjesa më e rëndësishme e porosisë për shkak se nga kjo frazë varet se a do të vendos lexuesi ta hap apo ta fshij porosinë tuaj elektronike. Shkurtësia e porosisë tregon rëndësinë e porosisë reklamuese dhe frazës. Ju kurrë nuk mund të jeni shumë entuziast në lidhje me zhvillimin e temës. Përmbajtja e porosisë duhet të fokusohet në atë se çfarë ka të ofrojë biznesi juaj. Porosia elektronike duhet të ketë paragrafe të shkurtëra, të bëni sqarim të mirë në paragrafin e parë dhe t’i jepni një arsye klientit që të blej nga ju. Ju duhet ta mënjanoni përdorimin e formatit luksoz si grafikës, fondeve të ndryshme, shkronjave të lakueshme dhe të theksuara, për shkak se e bën porosinë të duket e lirë dhe shumë programe të postës elektronike nuk mund t’i paraqesin në ekran këto veçori.

Përmbajtja e porosisë elektronike duhet të zgjidhet me kujdes. Porosia elektronike është regjistër për kompaninë tuaj. Do të ruhet për referencat në të ardhmën nga individët të cilët e pranojnë atë. Kjo porosi mund të përcillet lehtë edhe tek të tjerët. Posta elektronike që iu është dërguar klientëve potencial do të ketë shkallë më të lartë të interesit në qoftë se ekziston ndonjë arsye konkrete për ta hapur atë faqe në internet. “Mashtrimet” promovuese shpesh herë përdoren në mënyrë që t’i bindin njerëzit ta hapin faqen në internet dhe të mësojnë më shumë për biznesin tuaj. Oferta të lira për informata, broshura apo xhingla (me logon tuaj), rubrika të këshillimeve për probleme, mundësi në lidhje më punën në biznesin tuaj dhe analiza të blerësve dhe shitësve të rëndësishëm janë shumë herë të përdorura për tërheqjen e njerëzve në mënyrë që ta hapin faqen tuaj të internetit.

Lidhja e juaj afariste në faqe të internetit, si për shembull www, duhet të jetë e qartë dhe e paraqitur dukshëm në porosinë elektronike. Me leximin e porosisë klienti potencial është i inkurajuar të përfitoj më shumë informata për biznesin tuaj duke e shikuar faqen në internet. Shumë njerëz do të dëshironin t’ja hedhin një sy faqes së internetit. Prandaj, faqja e biznesit tuaj duhet t’i lexojë të dhënat shpejtë dhe pastaj menjëherë ta drejtojë vizitorin tuaj në drejtim të porosisë tuaj afariste. Informata të tepërta në hapje të faqes mund ta bëjnë faqen të duket e çrregullt dhe e paorganizuar. Faqja në internet duhet të jetë e dizajnuar në atë mënyrë që të shfaqet shpejtë dhe të ofrojë përqëndrim të qartë në biznesin tuaj. Është lehtë dhe lirë që të përdoret interneti për të zhvilluar kontakte të reja afariste.

Wednesday, March 28, 2007

Dëshirojmë


Nuk është për t’u habitur nga tradhëtia e njeriut që ia bën vetvetes si në aspektin e përparimit ashtu edhe në atë të shkatërrimit. Si njërën ashtu edhe tjetrën ai përpiqet t’i prezentojë brenda fjalëve të bukura dhe qëllimeve të larta. Kjo ka ndodhur në të kaluarën e si duket vazhdimësia e saj nuk ka fund as edhe në prag të mijëvjeçarit të tretë – me të vërtetë njeriu është “zalumen xhehula”, injorant e zullumqar. Njeriu është i këtillë për shkak se përpiqet ta keqpërdorë fuqinë e madhe të cilën e ka si dhuratë nga Zoti e të krijojë traditë të së keqes, duke shkatërruar ardhmërinë e njerëzisë: ai vetes i lejoi ta keqpërdorë shpirtin; për një çmim të pavlerë ta shesë intelektin e madje edhe trupin. Shkatërrimet, mjerimet e ligjeve që burojnë nga kokat e ndryshme të njerëzve me vite janë duke treguar se fare nuk kanë qenë në dobi të njeriut, përpos përsosurisë në shkatërrim dhe frikë. Në këtë shekull për të cilin tashmë flitet se ka kaluar, nëse pak e shikojmë të kaluarën – e që duhet bërë, do të vërejmë çudira, momente nga të cilat njeriu rrënqethet. E gjithë kjo për shkak se njeriu nuk u ngrit më tepër nga të qënit rob vetëm i njeriut apo siç ka thënë një filozof i Lindjes nga i cili është kërkuar t’i shërbejë mbretit: “aty është fundi dhe poshtërsia ime”.
Problemet e kohës sonë mund të konsiderohen si të padrejta për qëllimin, thelbin ose prëmbajtjen e religjionit- fesë: interpretimi i fesë brenda traditës së caktuar, etnikumit të caktuar, racës së bardhë dhe të zezë dhe studimeve që rrjedhin nga hapësira shkencore shoqërore, e madje edhe ekzakte, të cilat marrin guximin dhe japin analizat e veta që në fe nuk ekzistojnë, sepse feja sa është e dukshme në kohën “e kaluar” ajo më tepër merret përsëri me “kohën” e tashme, e cila për çdoherë gjendet në kontakt me vdekjen. Kjo vërehet më së miri kur i vëzhgojmë lëvizjet dhe rrethanat e ndryshme të zhvillimit të religjionit, ose pozitës së religjionit, si në suaza të globalitetit ashtu edhe brenda hapësirës sonë.

Vazhdimësia e persekutimit religjioz

Besimi dhe liria religjioze në këtë shekull kanë kaluar nëpër fushën e hijes së vdekjes, duke i mbijetuar “gulagët” sovjetikë, “holokaustët”, e deri te vrasja e qindra mijëra muslimanëve në hapësirat Ballkanike në vetë fundin e këtij shekulli, edhe pse civilizimi qe betuar se ky lloj persekutimi, ose për të qenë më specifik, martirësia, i takojnë të kaluarës dhe nuk do të përsëriten më. Mirëpo, u dëshmua e kundërta. Ky persekutim u ndodhi edhe të tjerëve dhe atë me përmasa më të mëdha, siç është rasti me hapësirat sovjetike, me Kinën e sila sillet me një çmenduri ndaj fesë e kështu me radhë. Shikoni rastin e Çeçenisë dhe po ndodh sot para botës. Mbi 50 mijë ushtarë me pajisje të rëndë dhe të sofistikuar ushtarake Rusia po i përdor në emër të luftimit të grupeve ekstremiste islame?! Shumica e atyre të vrarëve zënë vend në definimin e martirësisë, respektivisht ata janë njerëz jeta e të cilëve është shuar vetëm për shkak të besimit dhe lirisë së tyre të besimit religjioz.
Edhe politika dhe demokracia e imituar në hapësirën arabe në mënyrë të pakuptueshme është duke u sjellur ndaj bindjeve religjioze islame dhe ndaj muslimanëve. Edhe pse me rezervë, prapëseprapë duhet pranuar statistika e organizatave ndërkombëtare si Amnesty International dhe organizatave islame për të drejtat e njeriut të cilat japin shifra tmerruese rreth kësaj gjendjeje. Kjo nuk do të thotë se Perëndimi me ligjet e hekurta dhe sistemin kompjuterik pa shpirt nuk është duke bërë çrregullim ndaj religjionit ose religjiozitetit. Përsëri në këtë hapësirë njeriu është duke kaluar mbi padrejtësitë e ndryshme, e lëre më qetësisë së shpirtit dhe lirisë individuale bindëse që ka çdo njeri.
Ky rrezik edhe në hapësirën e Maqedonisë kalon nëpër faza të çuditshme të cilat nuk mund t’i arsyetosh, as çmendurisht e as racionalisht. Në një shkrim lexuam se nuk është e mundshme të vendoset të diç vetëm për shkak se kemi “urdhër nga dikush”, që për fat të keq një ish-ministër i këtij shteti tregoi guxim duke shkruar se përcjelljet dhe përgjimet e ndryshme, e deri te arrestet disa orëshe të cilat po bëhen kohëve të fundit në Maqedoni, janë urdhëra nga jashtë që shkaktuan mosmarrëveshje brenda establishmentit politik. Liria religjioze në këtë hapësirë ka kaluar tmerrin më të madh të ateizimit dhe masakrës së tij në kohën e ish-Jugosllavisë , kur planet religjioze, vakëfet e ndryshme dhe institucionet fetare ishin më të përgjuarat dhe “tërësisht” nën direktivën e fuqisë së tmerrshme. Kjo dukuri e mëparshme siç shihet është bërë rregull shtetëror i mentalitetit që e udhëheq këtë shtet. Kulmi i gjithë kësaj është përcjellja e hyrjes-daljes së qytetarëve të vet nga ky shtet, duke bërë fotokopjimin e çdo gjëje të shkruar apo shtypur e deri te ndalimi i tubimeve individuale me qëllime të cilat i kanë vetëm njerëzit e sinqertë.

Tërheqshmëria e “fundamentalizmit”

Asnjë fe nuk ka mundësi të jetë e tillë nëse i largohet bindjes së vet e cila del nga Libri i Shenjtë, duke filluar që nga urdhrat e ndryshëm e deri te flijimi i gjërave më të shtrenjta të kësaj jete vetëm për ta arritur kënaqësinë si rob ndaj Zotit. Feja islame këtë e ka të qartë dhe nuk ka fare dyshim se ajo thërret vetëm në të mirë, duke e çmuar e lartësuar individin dhe shoqërinë, lirinë fetare dhe moskeqpërdorimin e saj, njeriun si qenie me tërë bukuritë e tij që lartëson në piedestal e deri te kujdesi dhe thirrja për mbrojtjen e tokës, respektivisht ambientit/ekologjisë . “Fundamentalizmi” ishte një pjellë e cila sot e kësaj dite përdoret vetëm në fjalorin e shërbimit të sigurimit, i cili përzien kuptimin fundemantalizë m-terrorizë m që në asnjë fe nuk mund të haset. Islami është shumë i pastër nga kjo. Nuk ka mundësi të ketë fe pa ibadet, pa shehadet, e më në fund as pa xhihad. Po, pa “xhihad”, term ky i cili, për fat të keq, u keqpërdor. Momentalisht ky term në botë është bërë “trishtues”, ndërsa në fjalor
d.m.th. thjesht luftë. Pse t’i merret gëzimi besimtarit që të vdes në emër të Zotit për të drejtat e veta individuale e shoqërore, për të drejtat njerëzore, për idealet e fesë e nga ana tjetër mos të diskutohet fare për ata të cilët masakrojnë, shkatërrojnë duke përdorur arsenalet e llojllojshme të luftës që lënë pasoja jo vetëm në të tashmen por me vite të tëra? Kur’ani në mënyrë të përhershme thërret në edukimin e vetvetes dhe lirinë individuale duke rregulluar e përmirësuar si qëllimin ashtu edhe jetën në këtë botë.
Këtë fenomen e kaluara e ka bërë që të zhvillohet në mënyrë të pakontrolluar. Siç cekin Martin Marty dhe Scott Applebee në veprën e tyre Projekti i Fundametalizmit, fundamentalizmi religjioz është në ngritje e sipër, jo vetëm brenda Islamit dhe Krishterimit, por gjithashtu ndjehet edhe në Budizëm dhe Hebraizëm. Në këtë ka njëfarë vërtetësie lidhur me “ngritjen e fundamentalizmit” në formën e “revivalizmit” (ringjalljes) . Këtu ekzistojnë batica dhe zbatica dhe atë duke iu falënderuar shekullaristë ve dhe politikës anti-religjioze.
Tek ne me shkatërrimin e ish-Jugosllavisë u paraqit një shpejtësi në hapësirën religjioze, e cila ishte jashtë kontrollit të edukimit kulturor e profesional të fesë. Kjo është e dukshme edhe në rastin e proviniencave të tjera religjioze. Në mesin tonë mund të vërehen edhe dukuri të cilat në botë tashmë janë pranuar si momente të lirisë qoftë personale qoftë tjetërfare, ndërsa te ne, mendoj në Maqedoni, ato u pengojnë “të paprekshmëve”. Ne duhet medoemos të pranojmë se dukuri të tilla, lëvizje të ndryshme religjioze të cilat do të kenë karakter intelektual, kulturor e po ashtu edhe klasik do të paraqiten dhe atë duke u përsosur. Por nuk mund të pranohet krijimi i frikës se “ata nuk kanë të drejtë të tubohen e të thërrasin njerëz në fe”, kur dihet se imperativ i çdo feje qiellore është që të prezentohet haptazi. Këtë duhet ta përjetojë çdokush dhe çdokund, duke mos i lënë anash këtu as institucionet e ndryshme shtetërore apo qeveritare të cilat më së tepërmi kanë nevojë për një edukatë të duhur fetare. Me një fjalë: kush dëshiron pranon e kush dëshiron refuzon. Besoj se çdokush e ka të qartë se forca mund të përdoret çdokund, përpos në fe.

Islami sërish në rritje

Edhe pse nuk ka mundësi të jetë argument i duhur, rezultatet e sociologjisë e cila merret me kushtet dhe rrethanat shoqërore, tregojnë se ndryshimet në këtë shekull në hapësirën e fesë janë duke lëvizur me një shpejtësi të madhe dhe se trendi i cili e kornizon kontekstin tonë të fundshekullit është Islami. Në mesin e religjioneve botërore, Islami radhitet si feja që më së shpejti përhapet dhe atë në Perëndim. Këtu si bazë paraqitet edhe momenti demografik, por edhe ai i konvertimit dhe atë, megjithëse dikujt kjo nuk i shkon për shtati, jo me “shpatë”. Hulumtuesit religjiozë e projektojnë shtimin e Islamit në rreth 2 milardë ithtarë deri nga viti 2025, ndërsa atë të Krishtërimit në rreth 3 miliardë.
Ky shekull ka dëshmuar një ndryshim të Krishtërimit nga të bardhët në pozitën e një shumice të ithtarëve jo të bardhë. Sot më tepër se 60% e të gjithë të krishterëve vijnë nga ithtarët e racave jo të bardha jashtë Evropës dhe Amerikës, kështu që është bërë zhvendosje nga qendra e gravitetit të krishterë drejt botës së tretë. Kjo prodhon lloj-lloj faktesh interesante, siç është fakti se kisha më e madhe presbiteriane në botë nuk gjendet në Skoci por në Seul, Kore.
Te ne, duke pasur parasysh se si fe mbizotëruese kemi Islamin dhe Krishtërimin Ortodoks, ekziston shansi i madh për krijimin e projekteve të përbashkëta në prezentimin e fesë ashtu siç duhet, duke filluar nga njohjet elementare e deri te krijimi i institucioneve më të larta të cilat do të kenë mundësi të profesionalizohen në mënyrë intelektuale e kulturore dhe më në fund, të krijohet hapësira e integrimit sa më të mirë dhe harmonisë religjioze e cila për çdoherë forcon paqen dhe rendin, hidajetin, në botë. Këtë, si duket, rendi i ri i demokracisë në këtë hapësirë nuk është duke e pritur siç duket meqë më tepër kënaqet të krijojë vazhdimësinë e politikës së urrejtjes dhe pasigurisë. Kjo ndodh për shkak se udhëheqësit politikë i takojnë të kaluarës së pafesisë.
Një trend tjetër i fundit të këtij shekulli të cilin e shënojnë studiuesit e religjionit është edhe pluralizmi. Kjo në veçanti ka të bëjë me Perëndimin. I shtyrë nga multi-kulturalizmi dhe internacionalizimi i Perëndimit, llojllojshmëria e shtuar në shoqëri paraqet edhe mundësi edhe sfidë për religjionet. Llojllojshmëria e shtuar kulturore dhe kontakti ndërfetar mund të ofrojnë mundësi për mirëkuptim të ndërsjellë, rritje dhe dialog. Nga ana tjetër, sfida e modernitetit, me relativizmin dhe individualizmin e vet vazhdon t’i minojë besimet tradicionale që njëherë i kanë formësuar kredotë e ndryshme të përbashkëta, duke krijuar luftëra kulturore mes tradicionalistë ve dhe progresistëve.

Pritja e Mijëvjeçarit të ri

Kjo dukuri që po formësohet gjatë 30 viteve të fundit, me çdo muaj që kalon po intensifikohet. Arritja përtej të kuptuarit njerëzor dhe atraktiviteti i vitit 2000 i ka përfshirë të gjitha fushat, që nga tregëtia deri te qeveria, nga shkaqet humanitare deri te veprimtaria religjioze.
Nga perspektiva kulturore, viti 2000 është dymijëvjeçari i kalendarit qytetar, ndërsa për perspektivën religjioze është ditëlindja e dymijtë e Isait a.s. Në prag të mijëvjeçarit, vitet 1999-2001, janë duke u planifikuar një sërë tubimesh kongresionale dhe përkujtimoresh për ta shënuar ndodhinë e mijëvjeçarit të tretë. Në mbarë hapësirën e botës po përgatiten aktivitete të ndryshme, si Lojrat Olimpike të vitit 2000 në Sydney, Australi, Panairi Botëror (EXPO) me titull “Humaniteti/njerë zia, teknologjia dhe natyra” në Gjermani për rreth 40 milionë vizitorë; Anglia është duke harxhuar afro 700 milionë funta sterline për organizimin e Ekspozitës së Mijëvjeçarit për Kohën në Greenwich; Roma është duke pritur nja 20 milionë vizitorë për Vitin e Shenjtë 2000, ndërsa Toka e Shenjtë është duke pritur një shtim të turistëve me rastin e dymijëvjeçarit. Këtu duhet përmendur edhe Turqinë ku përgatitet projekti i “turizmit të krishterë”; këmbana e paraparë për t’u vënë me këtë rast në sheshin e Tiranës e deri te projekti “2000 kisha deri në vitin 2000” në Maqedoni.
E nga ana tjetër kemi një gjë krejtësisht të papranueshme: Në Londër organizohet një shfaqje teatrale “Chorpus Christi” ku Jezu Krishti paraqitet si Mbret i homoseksualëve, ndërsa muslimanët (e Anglisë) janë ndër të parët që ngrejnë zërin kundër kësaj poshtërsie që nuk është e pranueshme as në fe, as në kulturë, as në traditë.
Muslimanët të cilët i besojnë Isa a.s. si pejgamber, i lindur nga Merjemeja e pastër, me siguri nuk do të habiten nga ky pompozitet që ka marrë hov të madh nën pretekstin e fesë, duke bërë prezentimin e një jete e cila akoma është duke jetuar tmerrin e areligjiozitetit dhe vështirësinë e demokracisë e cila është duke qëndruar “e mirë” vetëm se në fjalë, e kurrsesi si gëzim për njeriun e mijëvjeçarit të ardhshëm – nëse nuk e shkatërrojmë. Shpresë se Librat e Shenjtë me pastërtitë e tyre do ta marrin hovin e rivendosjes së rregullave fetare në botë, e më në fund njeriu të jetë i lirë edhe si individ edhe në shoqëri duke iu kthyer fundamentalizmit të parimeve të fesë.

Përfundim

Feja edhe pse pranohet nga njeriu nuk do të thotë se ai ka të drejtë ta keqpërdorë si në mendim, kuptim ashtu edhe në praktikim. Popujt e mëparshëm e bënë këtë e Zoti i dënoi. Feja islame e pranon respektin e atyre që e shfaqin ndaj pejgamberit Isa a.s., si i dërguar i All-llahut. Qëllimi i fesë është se urdhërat të dëgjohen me kujdes duke iu larguar çdo dëshire që nuk ka të bëjë me Zotin. Feja fare nuk i njeh numrat. Shtetet nuk krijojnë fe, edhe pse ato mundohen të tregohen si liridhënës të fesë pa Zot si fe. Nuk ka fe pa Zot dhe pa parime të karakterit të lutjes, rregullave të jetës dhe pastërtisë së shpirtit. Islami pa iman, pa ibadet, pa shehadet, pa llogari, pa takim me Zotin nuk është Islam.

Çka ka po ndodhë me ekonominë në tranzicion si pasojë e globalizmit?


Globalizmi në përgjithësi ka imponuar rregulla të reja të zhvillimit për ekonomitë nacionale. Qeveritë dhe partitë opozitare në tërë botën po i ndryshojnë programet e veta politike, me qëllim që ta inkuadrojnë në këto programe realitetin e ri global. Posaçërisht duhet theksuar që krijuesit e politikës dhe analistë të tjerë, gjithnjë e më shumë po e pranojnë modelin neoliberal të zhvillimit me ekonomi të hapur, me intervenim minimal të shtetit në tregun e lirë (duke inkorporuar rrjedhën e lirë të kapitalit dhe tregun fleksibil të punës), si e vetmja paraqitje frytdhënëse në ekonominë e re globale!...

Globalizmi në përgjithësi ka imponuar rregulla të reja të zhvillimit për ekonomitë nacionale. Qeveritë dhe partitë opozitare në tërë botën po i ndryshojnë programet e veta politike, me qëllim që ta inkuadrojnë në këto programe realitetin e ri global. Posaçërisht duhet theksuar që krijuesit e politikës dhe analistë të tjerë, gjithnjë e më shumë po e pranojnë modelin neoliberal të zhvillimit me ekonomi të hapur, me intervenim minimal të shtetit në tregun e lirë (duke inkorporuar rrjedhën e lirë të kapitalit dhe tregun fleksibil të punës), si e vetmja paraqitje frytdhënëse në ekonominë e re globale!...Për vendet në tranzicion ekzistojnë një mori problemesh të cilat duhet të zgjidhen... Pranë problemeve standarde lidhur me trendet globale, problemet kryesore të vendeve në tranzicion kanë të bëjnë me zgjidhjen e strategjisë së mirëfilltë zhvillimore. Kjo zgjidhje do të duhej të bazohet në përparësitë komparative dhe kompetitive të vendeve përkatëse. Përvojat deri më tani po tregojnë që, përkundër drejtimeve të qarta kah rritja e konkurrencës, rezultatet mes vendeve janë mjaft të ndryshme. Përderisa, në njërën anë, disa shtete e kanë kaluar me sukses procesin e tranzicionit dhe i kanë avancuar reformat shoqëroro-ekonomike, dhe ato tani po ballafaqohen me problemet e kapitalizmit si sistem, në anën tjetër, një pjesë këtyre vendeve po ngecin në këtë proces. Në Shqipëri, p.sh. janë duke ngecur reformat shoqëroro-ekonomike dhe për këtë arsye është ngadalësuar procesi i tranzicionit dhe transformimit shoqëror. Në Maqedoni, për shkak të kundërthënieve politike mbi bazat etnike, procesi i reformave të filluara është ndërprerë dhe ekzistojnë mjaft vështirësi të fillojnë të rejat. Kurse në Kosovë reformat shoqëroro-ekonomike ende nuk kanë filluar për shkak të mungesës drastike të mjeteve financiare, ndërsa procesi i tranzicionit/ transformimit në tërësi është në ngecje të plotë, për shkak se burokracia ndërkombëtare tani e gjashtë vjet ende po hamendet dhe po e zvarritet pa nevojë, për ta pranouar ndërkombëtarisht shtetin e Kosovës, si proces të natyrshëm, që ka ardhur si pasojë e rrjedhave globale të cilat kanë ndodhur në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar në këto hapësira, për shkak të ndryshimeve gjeo-politike dhe gjeo-strategjike. Presionet globale në vendet e tranzicionit janë të shumëfishta.. .

Vetëm një pjesë e tregimit është proces i tranzicionit, që ka kahe të ekonomisë së tregut, e cila po kërkon shpenzime të mëdha shoqërore. Për ekonomitë në tranzicion, gjithashtu është me interes çështja e hapjes ndaj tregut global, si dhe bashkimi i tyre në integrimet regjionale (UE, EFTA, CEFTA etj.). Gjithherë, e bazuar në strategjinë integruese evropiane, ku kemi të bëjmë me rregulla strikte të sjelljes së organizuar të sistemit shoqëroro-ekonomik të vendit, këto kritere quhen “standarde”, të cilat duhet të plotësohen me qëllim që këto vende në tranzicion, duke u vlerësuar nga Pakti për stabilizim dhe asociim, do të duhej t’i krijojnë parakushtet për integrim në Unionin Evropian (vitin e kaluar tetë shtete ish-socialiste, duke plotësuar këto standarde, plotësisht janë integruar në UE). Problemi i vendeve të vogla në tranzicion është nevoja për t’u përshtatur më shpejt rrethanave të reja të procesit globalizues, që është duke ndodhur në tregjet botërore. Kjo është shkaktuar prej varësisë shumë të madhe nga këto tregje... Duhet pasur për bazë se kriteret dhe çështja e përshtatjes, përfundimisht varen nga zgjidhja dhe shpejtësia e realizimit të reformave shoqëroro-ekonomike në këto vende. Përvojat po tregojnë që prioritetet dhe qëndrueshmëria e masave reformuese, që menaxhohen nga ana e qeverive, përfundimisht e përcaktojnë suksesin e tyre!? Përkundër pozicionimit momental të shumicës së ekspertëve dhe analistëve, për natyrën e procesit globalizues, do të duhej të shtrohet çështja për mekanizmat e tregut, të cilët kur janë pa mbikëqyrje nga ana e shtetit krijojnë probleme të pabarazisë, jostabilitetit dhe joveprimit shoqëror.

Mund të thuhet se këto janë probleme të udhëheqjes dhe kontrollit së procesit të tranzicionit, të kokëfortësisë dhe të këmbënguljes së reformistëve, ose të zgjedhjes së qëndrimit alternativ, i cili do të sillej më mirë me tregun e lirë, përkatësisht do të siguronte drejtësi dhe respektim të shtetit ligjor ndaj veprimit të reformave. Kjo njohuri është vendimtare për suksesin e tranzicionit (kalimit), ose, thënë më drejt, fillimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të një vendi, në rrethanat e reja globale!Shpejtësia e jetësimit të reformave ekonomike varet, gjithashtu, edhe nga pikëpamjet e partive politike. Në rend të parë, është padyshim kuptimi i mirëfilltë i paradigmës së zhvillimit të ri ekonomik nga ana e partive politike në pushtet dhe atyre në opozitë!?...

Internacionalizimi është duke bërë presion në kualitetin dhe dinamikën e përshtatjes për të cilat imputet në sferën reale ekonomike dhe të shërbimeve, gjithashtu, janë të standardizuara dhe të internacionalizuara . Masat e vjetra proteksioniste më nuk veprojnë. Partitë politike populistike në pushtet, janë kryesisht konservative dhe të papërgatitura profesionalisht, që t’i pranojnë trendet e reja të procesit të globalizmit. Disa prej tyre po bëhen mjaft izolacioniste, përderisa të tjerat janë të izoluara nga bashkësia ndërkombëtare. Rezultatet e zgjedhjeve mund të sjellin shkëputje në jetësimin e reformave ekonomike... Kurse, në disa raste, reformat janë ndaluar plotësisht. Ngadalësimi edhe më i vogël në reforma mund të rezultojë me humbje të besimit ndaj programit qeveritar, ose krijon opinione negative, në mosnxitjen dhe favorizimin e investimeve nga ana e qeverisë. Në këtë rast, investitorët e huaj e humbin besimin për investime të reja. Rrjedhat e tilla janë të padëshirueshme për vendet e vogla, të cilat varen direkt nga investimet të huaja, gjatë procesit të tranzicionit dhe transformimit shoqëroro-ekonomik, si dhe nga përshtatja sa më e shpejtë trendeve ekonomike, në rrethanat e reja globale!


Shënim: Nga libri: Globalizimi, tranzicioni dhe integrimet (Zenith, 2006)

Prej nga është Ekonomia ?


Roli i ekonomisë islame në teorinë moderne ekonomike

Shumë ka të atillë, që kanë marrë pjesë, kanë mësuar dhe kanë hulumtuar në lidhje me teoritë ekonomike moderne të zhvilluara në perëndim. Sidoqoftë, në fakt, ato teori moderne ekonomike janë në esence të huazuara dhe të përshtatura, pa mirënjohje të duhur, nga ata të cilat i kanë zbuluar ato e që ishin dijetarë klasik mysliman nga periudhat e arta të civilizimit Islam.
Josef Shumpeter tha që ekziston një zbrazëtirë e madhe në historinë e filozofisë ekonomike përgjatë periudhës së para 500 viteve; në kohën kur perëndimi ishte në vitet e errëta, e në anën tjetër islami ishte në vitet e arta. Sidoqoftë, perëndimi nuk dëshironte që të mirënjohë atë pasi që ekonomistët perëndimorë kishin përshtatur mendimet dhe ideja nga ekonomia islame duke mos japë reference të duhur për burimet nga i kanë marrë ato.
Ekonomistët mysliman nuk mundë të mohojnë se ishin të ndikuar nga artikujt e Aristotelit (367-322BC) si filozof i cili shpesh shkruante për problemet ekonomike, por ata prapse prapë ishin në pajtim me Kuranin dhe Hadithet si reference kryesore për të ndërtuar teoritë e ekonomisë islamike.
Schumpeter përmendi dy kontributet e ekomistëve skolastik; rikthimi i artikujve të Aristotelit dhe të arriturat ngritëse të shën Toma Akuinit. Shumpeter shkroi vetëm tre rreshta në fund kur përmend emrin e Ibnu Ruzhdi në procesin e transmetimit të filozofisë së Aristotelit deri tek shën Tomas.
Pjesa më e madhe e filosofisë së Akuinit ishin në kundërshtim me normalt dhe rregullat e kishës, që bëri që historianët të dyshojnë se shën Tomas Aquinas i ka vjedhur ideat nga ekonomistët musliman. Harris shkroi "pa bredhjet Arabe, teologjia dhe filozofia e Aquinas-it vështirë që do të kuptoheshin. "
Kopleston shkroi, "Fakti që Akuini ishte duke marrë idea dhe tema nga burimet e ndryshme tregon se ai përzgjedhës dhe shumë pak origjinal ". Përndryshe nëse shiqojmë në doktrine apo teori, do të gjejmë deklarata si: "… është marrë direkt nga teoria e Aristotelit apo është përmendur nga Avicenna apo është argument qartë i zgjeruar nga teoritë e Maimonid-it" . Me fjalë tjera, sa më shumë të dimë për Aristotelin dhe filosofët hebrenj dhe mysliman aq më shumë dyshojmë në origjinalitetin e ideve të Akuinit.
Ka disa mënyra në të cilat perëndimi i transformoj në mënyrë të përshtatshme njohuritë ekonomike islamike në historinë e vete intelektuale. Për shembull, gjat shekullit të 11-të dhe 12-të disa filozof perëndimorë sikurse Konstantine Afrikani dhe Adelart nga Bath të cilët bënë një udhëtim për në Mesopotami. Ata studiuan atje dhe mësuan gjuhën Arabe. Ata pas kësaj sollën diturinë në Evropë. Një dijetarë tjetër si Leonardo Fibonacci apo Leonardo nga Pisa të cilët studijuan matematikën e Al-Havarizmit dhe pastaj u kthyen me 1202 dhe shkruan një libër, Liber Abaci.

Së voni, shumë student Italian, Francez dhe Spanjoll erdhën në qendër të universitetit Islamik dhe duke mësuar matematikë, medicine. Ata më vonë u bënë profesor në universitetet e hershme perëndimore në të cilën aplikuan plan-programin e njëjtë sikurse ai sipas të cilit mësonin në universitetet islamike.
Disa nga universitetet të cilat imituan sistemin universitarë islamik janë: Universiteti i Napolit, Padua, Salerno, Toulouse, Salamanca, Oxford, Montpellier dhe Paris.
Pasi që Raymond Lily (1223-1315M) u kthye nga udhëtimi i tij nëpër vendet Arabe, ai fliste arabisht rrjedhshëm pastaj shkroi shumë artikuj për pasurinë e njohurive Arabe. Këshilli i Vjenës (1311M) ndërtoi 5 universitete të cilat ligjëronin gjuhën Arabe; si rezultat në të ardhmen ata që përfundonin studimet ishin në gjendje të përkthenin punimet Islame në gjuhët e tyre amtare. Njëri nga përkthyesit ishte Adelart nga Bath, Constantine Afrikani, Michael Scot, Herman Gernaan-i, Dominic gundislavi, John nga Seville, Plato nga Tivoli, Wiliam nga Lina.Robert Chester, Gerard nga Cremona, Theodore nga Antioch, Alfred nga Sareshel, Barengar nga Valencia, dhe Mathew nga Aquasparta dhe disa nga përkthyesit hebrenjë si Jacob nga Anatolia, Jacob Ben Machor Ibn Tiboon, Kalanymus ben Kalonymus Moses ben Solomon nga Solon, Shem-Tob ben Isaac nga Tortosa, Solomon Ibn Ajjub, Todros Todrosi, Zerahiah Gracian, Faraj ben Salim dhe Jakub ben Abbon Marie.

Sidoqoftë, punimet e përkthyera ishin ato të ekonomistëve mysliman si Al-Kindi, Al-Farabi, Ibnu Sina, al-Ghazali, Ibnu Ruzhd, Al-havarizmi, Ibnu-Haitam, Xhabir ibnu Hajan, Ibnu Baxha, dhe ar-Rrazi. Disa nga institucionet ekonomike Islamike të imituara në perëndim janë: syirkah (kooperimi), syuftaja (monedhat apo letrat e shkëmbimit), havala (letrat e kredive), funduk (institucione dhe tregje komerciale të shkallës së lartë të specializuara të cilat u zhvilluar dhe u shëndruan në shkëmbimtore virtuale të stoqeve). Funduk për susam dhe tekstile është imituar nga Bagdadi, , Kordova dhe Damasku, përderisa Dar-ut tiraz (uzinë e ndërtuar dhe menaxhuar nga ana qeverisë) është takuar në Spanjë, Sicilia, Palermo. Ma'una (lloj i bankës private e njohur edhe si Maona në perëndim) është zhvilluar në Tuscany për të përkrahur tentimet për eksploatimin e hekurit. Wilayatul hisbah (economic police) Poashtu është transferuar nga sistemi Islamik. Ka edhe disa filozofi islamike që janë shfrytëzuar dhe përshtatur duke mos dhënë fare reference në burim e tyre të pare,
p.sh.:
Teoria Pareto optimum, marruar nga libri i Nahjul Balaghah nga Imam Ali
Bar Hebraeus, priftit i Kishës Jokobite Siriane shkroi disa kapituj nga Ihja ulumuddin të shkruar nga Al-Ghazali.
Ligji i Gresham-it dhe Oresme Treatise të marra nga libri i Ibnu Tejmijes.
Prifti i Kishës së Spanjës të Rendit Dominikan - Raymond Martin bëri shumë kapituj nga Tahafut al-Falasifa, Makasid ul-Falasifa, Al-munkid, Miskat ul-Anvar dhe Ihja Ulumudin.
Shën Thomas-i shkroi shumë kapituj nga Farabi (shën Thomas studioji filozofinë e Ghazali-ut, të Barhebraeus- it dhe Martini-it në Kishën e Rendit Dominikane).
Adam Smith (1776M) shkroi Wealth of Nation (Pasuria e Kombit). Ai ishte i inspiruar nga Abu ubajd's Al-amval, që ka kuptim të ngjashëm nëse përkthehet në Anglisht.
Periudha e hershme e ekonomistëve islamik 450H (1058M)

Zejd bin Ali (738 M), Ebu Hanifa (767 M), Avzai (774 M), Malik (798 M), Abu Jusuf (798 M), Muhammad bin Hasan Al Shajbani (804 M), Jahja bin Dam (818 M), Shafii (820 M), Abu Ubejd (838 M), Ahmad bin Hambal (855 M), Jahja bin Hambal (855 M), Jahja bin Umar (902), Kudama bin Xhafer (948 M), Abu Xhafer Al Davudi (1012 M), Mavardi (1058 M), Hasan Al Bashri (728 M), Ibrahim bin Dam (874 M), Fudajl bin Ajad (802 M), Ma'ruf Karkhi (815 M), Dzul Nun Al Misri (859 M), Ibn Maskavih (1030 M), Al Kindi (1873 M), Al Farabi (950 M), Ibnu Sina (1037 M).

Zayd bin Ali, nip i Imam Hussein-it, konsiderohet ekonomisti i parë i cili sqaroi në lidhje me lejimin e çmimit më të lartë në vonesë apo shtyrje në krahasim me çmimin në vend, por ai nuk lejoi riba (kamatë, interes) në çfarëdo forme.
Abu Jusuf është ekonomist i cili në mënyrë specifike shkruan për rregullat ekonomike në librin e tij Al-Kharaxh. Ai shkruan për qeverinë e cila është e obliguar për të përmbushur nevojat publike. Ai nuk pajtohet me taksat agrare për tokën. Ai sugjeronte ndryshimin e pagesës së zekatit duke qenë kjo varur nga të korrurat. Ai poashtu ndanë në pjesë projektin se si të financohet ndërtimi i urave, pandave dhe eksploatimit të ujitjes.

Muhammad bin Al-Hassan shkroi Al-Ikhtisab fil Al Rizk Al Musthahab që sqaron shumë mënyra për të fituar për jetë: ixharah, tixharah, zira'ah, sina'ah. Ai thot se personi së pari duhet të përmbushë nevojat e veta elementare dhe pastaj të japë gjysmën e pronës së tij të tjerëve, tek e fundit të gjithë njerëzit janë të lire të kërkojnë të holla aq sa të duan apo të mos gjejnë më tepër sesa që kishin bërë pasuesit.

Abu Ubayyd në librin e tij Al-amwal diskuton financat publike në islam në aspektin e të drejtës së qeverisë drejt asaj publike dhe e kundërta. Ai poashtu përmend tri tipe të të ardhurave: zakah (duke përfshirë ushr), khums,dhe fay (duke përfshirë kharaxh dhe xhizjan).

Muvardi në libin e tij Al-ahkam alsultaniayah përmend të ardhurat e shtetit dhe shpenzimet e buxhetit dhe poashtu në lidhje me administrimin e tokës shtetërore dhe mbikëqyrjes së tregut funksionon muhtasib. në Al-din vel dunja, ai poashtu përmend qëndrimin e Muslimanëve në lidhje me ekonominë dhe flet në lidhje me tregtinë, industrinë, agrikulturën, rritjen e gjedhëve si vende pune kryesore për mysliman. Ibnu maskawih sqaron në lidhje me drejtësinë në tregti dhe rregullat në lidhje me të hollat: njerzit janë qenie shoqërore; ata duhet t’i shërbejnë njëri tjetrit dhe të ushtrojnë principin e marrjes dhe dhënies në mënyrë që të kanë kompensim të përshtatshëm (al-mufakat al-munasibah) . Prodhuesi i këpucëve shfrytëzon shërbimet e përpunuesit të drurit dhe pastaj paguan shërbimin e tij me atë që merr nga klientët e tij. Edhe pse ka barazi disa nga punët janë më të ndjeshme dhe të lëndueshme krahasuar me tjerat. Në këtë rast, dinari do të jetë njësi matëse për kualitetin e të dy punëve.

Ekonomistët Mysliman në periudhën e dytë (1058-1446M)

Al-Ghazali thotë që nevoja elementare mbajtjen e shtëpisë e cila ka nevojë për orendi apo mobile, veglat për mbajtjen e familjes, martesë dhe disa vegla tjera. Al-ghazali pasuron Islamin me diskutimin e ndarjes së punës dhe teorisë së evoluimit të të hollave. Al-ghazali kritikon akumulimin e të hollave pasi që ato janë krijuar për të bërë tregtinë më të lehtë dhe akumulimi i të hollave do të ndalë procesin e evoluimit të të hollave.
Ibnu Tejmija flet për obligimet publike, të cilat kanë lidhje me menaxhimin e të hollave, rregullat e njësive dhe matjes, kontrolli i çmimit, gjendjet e jashtëzakonshme kur zekati është i lejuar sipas sheriatit. Ibnu Tejmija merret jo vetën me ekonominë normale por edhe me ekonominë pozitive, sikurse mekanizmi i furnizimit dhe kërkesa për të përcaktuar çmimet. Ai poashtu flet për tatimet indirekte dhe se si të bartet ngarkesa për të paguar tatimet nga prodhuesi tek konsumatori të cilët do të paguanin çmimin më të lartë.

Ibnu khaldun flet për ndarjen e punës, të hollat dhe qmimet, prodhimi dhe distribuimi, tregëtia ndërkombëtare, informatat kryesore, prona dhe përparimi, popullimi, agrikultura, industria, makroekonomia dhe tatimet, si dhe shpenzimet publike. Laffler's, këshilltari ekonomik i Reganit që zbuloi lakorën e Laffler-it, mjatë pajtohet që ka marrë ide nga Ibnu Khaldun. Ibnu khaldun erdhi me zgjedhje , duke minimizuar tarifat dhe duke rritur shpenzimet shtetërore për të zgjedhur recesionet: "shteti është tregu më i madh, qendra e të gjitha tregjeve në kuptim të të ardhurave dhe distribuimi. Nëse tregjet shtetërore ngadalësojnë edhe tregjet e tjera do të ngadalësojnë, edhe në grumbullim më të madh.

Ekonomistët Islamik në Periodën e tretë (1446-1931C)
Shah Valiullah Al Delhi (1762 M), Muhammad Abdul Vahab (1787 M) Xhamaludin Al Afghani (1897 M), Mufti Muhammad Abduh (1905 M), Muhammad Iqbal (1938 M), Ibnu Nuxhajm (1562 M), Ibnu Abidin (1836 M), Syekh Ahmad Sirhindi (1624 M).
Shah Waliullah tregon rëndësinë e kooperimit si aktivitet kryesorë ekonomik. Kumari dhe kamata janë të ndaluara sepse janë në kundërshtim me principet e ribasë; në esencë të gjitha vendet janë sikurse xhamia apo vendpushime për udhëtarë. Të gjithë i shfrytëzojnë sipas principit kush vjen i pari shërbehet i pari, pronësia për jetën e njeriut ka kuptimin për të pasur të drejtë më tepër sesa të tjerët."
Waliullah poashtu sqaron se qeveria duhet të ketë shërbëtorë për të siguruar ligjin dhe drejtësinë, si dhe për të ndërtuar objekte publike sikurse urat, rrugët, ndërtesat. Pra, tatimet janë të nevojshme për të përmbushur shpenzimet e zakonshme dhe shpenzimet e ndërtimit të cilat i ka bërë shteti pasi që ato ishin jashtë kufinjëve të mundësive për popullin.


(Përthyer nga një pjesë e librit të Zainul Bahar)

Tuesday, March 27, 2007

KEK-u DHE KOMPLOTI KUNDËR KOSOVËS


Tregimi për KEK-un është tregimi për një Kosovë të manipuluar në emër të lirisë, të shfrytëzuar në emër të statusit dhe të poshtëruar në emër të parneritetit. Tregimi për KEK-un nuk ka të bëjë me ekonominë, po ka të bëjë me politikën dhe me moralin, përkatësisht me kolonializmin dhe degjenerimin, që kanë plandosur për tokë këtë vend.Kollapsi energjetik i Kosovës është bërë, si përnga tejzgjatja si përnga egërsia, i pa konkurencë edhe për të zënë kryet e vendit në Librin e Ginisit. Tetë vjet pas çlirimit të vendit, kriza energjetike ka mbetur akute si në ditët e para të çlirimit, kur po niste rindërtimi i jetës sociale dhe ekonomike, pas përfundimit të agresionit ushtarak serb kundër Kosovës, i cili resurset energjetike megjithatë nuk i kishte dëmtuar esencialisht. Atëherë, pse ndodhi dhe pse po vazhdon kaq gjatë kjo katandisje?E para, për shkak se UNMIK-u instaloi një pushtet tipik kolonial mbi Kosovën. Pushteti kolonial ëshë i njohur për të zi për faktin se e rregullon punën si më mirë për vete, ndërsa për banorët e kolonisë nuk i han palla. Me të hyrë në Kosovë, UNMIK-u dhe levat e tij, instaluan burimet e energjisë për vete, ndërsa KEK-un e lanë anash si të ishte një plaçkë lufte, që mund të ndahej ndërmjet fiseve. Edhe pse administrimi i KEK-ut bie nën autoritetin e Shtyllës së Dytë (që do të thotë të Bashkimit Europian), asgjë europiane nuk u zbatua për rimëkëmbejn e këtij ish gjigandi energjetik të Kosovës. Përkundrazi, u zbatuan masa sistematike për degradimin dhe për për shkatërrimin e KEK-ut. Lejimi i mospagëses së energjisë së shpenzuar nga qytetarët dhe ndërmarrjet, ishte dhe mbeti në funksion të blerjes së paqes sociale për rehatinë e UNMIK-ut. Qytetarët që e vjedhin energjinë eletrike dhe ata që nuk i paguajnë faturat e energjisë së shpenzuar, kujtojnë se po u lehtësohet mbijetesa sociale, të cilën UNMIK-u me asgjë nuk ka bërë përpjekje që ta përmirësojë. Fakti që tetë vjet pas ;lirimit, Kosova importon 1.3 miliardë euro, ndërsa eksporton vetëm 79 milionë euro, tregon se çfarë politikash ekonomike koloniale janë zbatuar në këtë vend. Fakti që privatizimi ka ulur numrin e të punësuarve, tregon poashtu se për çfarë komploti është fjala. Ndërsa,shumë qytetarë të këtij vendi, fërkojnë duart të gëzuar që shmangin pagesën e energjisë së shpenzuar. Kujtojnë se po ia hedhin UNMIK-ut. Bile, shumë sish kanë mendim të mirë për UNMIK-un dhe për qeverinë. Në të vërtetë, ata janë bërë bashkëpjesëmarrës të shkatërrimit të KEK-ut dhe të degradimit të pasurisë më të madhe të vendit të vet, e kjo vetëm sa do ta rritë mjerimin social, edhe të vetë atyre. Por, kur ata ta kuptojnë hilen, UNMIK-u nuk do të jetë këtu, ndërsa Kosova do të kuptojë se i ka humbur tetë vite të mëdha, të cilat nuk mund t'i kompensojë as pavarësia e saj. Kjo paqe e rreme sociale të cilën e ka blerë UNMIK-u, ka rrezik të eksplodojë në Kosovën e pavarur, e të bëhet komplot i ri kundër mbijetesës së saj ekonomike.E dyta, Qeveria e Kosovës, si zgjatim i pushtetit kolonial të UNMIK-ut, vetëm sa ka shërbyer për të legjitimuar hajninë masive. Duke qenë një qeveri e korruptuar, ajo nuk ka pasur as vullnet e as fuqi që të veprojë për stabilizimin e gjendjes. Minimumi që ka mundur të bëjë Qeveria e Kosovës ka qenë ndihma për mbledhjen e parave për energjinë e shpenzuar. Por, edhe qeveritarëve u ka konvenuar që t'ua japin falas energjinë elektoratit të vet, në këmbinm të ruajtjes së votave të tyre. Për të qenë ironia edhe më e madhe, ministri i territ të Kosovës, flet për të ardhmen, për termocentralin Kosova C, në kohën kur Kosova është e zhytur dhe e shkallmuar nga terri. Por, nga përvoja tetëvjeçare e manipulimit, edhe ai ka të drejtë të shpresojë se manipulimi do të vazhdojë edhe më tutje të jep rezultate.E treta, punonjësit e KEK-ut kanë mbetur të paralizuar në këto tetë vjet. Krahas punës së rëndë në mihje e në termocentrale, ata e kanë mbajtur gojën të mbyllur, pa guxim për të marrë vetë iniciativa. Kanë pranuar pozitën e fajtorit kujdestarë. Kurrkush më shumë se heshtja e tyre nuk ka dëshmuar se ky vend është koloni dhe se qytetarët e këtij vendi nuk e kanë kuptuar se po u vidhet e tashmja e jetës së tyre dhe e ardhmja e fëmijëve të tyre.Me një fjalë, tregimi për KEK-un është tregimi për një Kosovë të manipuluar në emër të lirisë, të shfrytëzuar në emër të statusit dhe të poshtëruar në emër të parneritetit. Tregimi për KEK-un nuk ka të bëjë me ekonominë, po ka të bëjë me politikën dhe moralin, përkatësisht me kolonializmin dhe degjenerimin, që kanë plandosur për tokë këtë vend.

Përgaditi: Milazim Krasniqi