Friday, March 30, 2007

SWOT ANALIZA



SWOT analiza është mjet (vegël) analizues afarist i shfrytëzuar gjerësisht. Akronimi “SWOT” përbëhet prej fjalëve “Strengths” – Përparësit; “Weaknesses” – Dobësitë; “Opportunities” - Mundësitë dhe “Threats” – Rreziqet. Në KBS e përdorim kur bëjmë vlerësimin fillestar të kompanive kliente. SWOT analiza u ndohmon klientëve të identifikojnë çështjet kyqe strategjike të bizneseve të tyre dhe duke u bazuar në to të zhvillojnë plan strategjik.

Përparësitë janë fushat në të cilat pozita konkuruese në treg e kompanisë është superiore në krahasim me konkurencën e konkurentëve. Teknologjia bashkëkohore, eksperienca e gjatë në biznes, menaxhmenti senior ndërmarrës, fuqia punëtore e motivuar, njohje të markës (shenjës dalluese) apo udheheqësi të tregut janë shembujë tipik. Secila prej tyre i sjell kompanisë disa lloje të përparësive karshi konkurencës së tyre. Secila strategji e kompanisë duhet të ndërtohet sipas përparësive të vërteta të saja dhe është me rëndësi për kompaninë të identifikojë ato në mënyrë që t’i shfrytëzojë ato plotësisht.

Përkundrazi, dobësitë janë ato fusha të cilat tregojnë se kompania nuk është në nivelin e dëshirueshëm të performancës. Menaxhmenti i jofokusuar, mungesa e politikës së mbrendëshme kreditore, norma e lartë të prishjeve, mungesa e kontrollit të stoqeve, mungesa e përvojës në biznes, kontrolli i pamjaftueshëm financiar apo mungesa e njohjës së tregut janë disa shembuj konkret. Strategjia e kompanisë duhet të adresojë secilën prej dobësive kryesore sepse ato pengojnë aftësinë konkuruese të kompanisë. Kur ka mundësi, ato duhet të largohen (për shembull, duke i vendosur politikat apo sistemin e kontrollit të përshtatshëm). Në raste të tjera, ndikimi i tyre vetëm mund të zvogëlohet (për shembull, përvoja e kufizuar e pronarit në një lloj të aktivitetit të veçant në biznes mund të adresohet duke punësuar një menaxher me përvojë).

Mundësitë janë aksione të cilat kompania ka mundësi t’i ndërmerr në mënyrë që të kontribuojnë në përmbushjen e objektivave strategjike. Pjesmarrja (ofërtimi) në një tënder të ardhëshëm, reduktimi i nevojës për kapital punues nepërmjet një shembulli të reduktimit të stoqeve, rritja e çmimit shitës kur kërkesa tejkalon furnizimin apo formimi i kapitali të përbashkët për të hyrë në një treg eksportues janë disa prej shembujve. Njohja e mirë e tregut është thelbësore për identifikimin e mundësive strategjike: zgjerimi i kapacitetit prodhues është mundësi reale vetëm nëse kompania ka më shumë porosi se sa që mund të përballojë dhe kur ekziston trendi shitës në rritje e sipër (apo së paku stabil). Në tregun që është në zvogëlim e sipër si në aktivitet rindërtimore, rritja e prodhimit mund të mos jetë investim i arsyeshëm. Mundsitë duhet të jenë konsistente me objektivat strategjike të kompanisë. Menaxhmenti strategjik ka të bëjë me vendosjën e bazës së aftësisë konkuruese, biznes profitabil të vazhdueshëm, e kundërta prej fitimit të profitit të lartë nga lloji i transkasioneve që ndodhin vetëm një herë (të njëhershme). Kompania mund të marr vendim të shkatht dhe të shfrytëzojë mundësinë e njëherëshme, si prodhimin e syzeve speciale ndaj erësimit të diellit, por kjo nuk do të jetë në konflikt me strategjinë e kompanisë në vazhdim e sipër dhe si do të perceptohet ajo.

Rreziqet janë fushat në të cilat kompania është në veçanti e prekshme nga pikpamja e pozitës konkuruese. Ekzistojnë rreziqe aktuale si konkurrenca e padrejtë nga importi ilegal dhe rreziqe potenciale si mundësia që konkurrenca jonë kryesore do të fillojë luftë të çmimeve. Rreziqet gjithashtu mund të klasifikohen në interne (të mbrendshme) (varësia nga një klient i vetëm, apo numri i redukuar i klientëve) dhe eksterne (të jashtme) (një konkurent i fuqishëm mund të hyjë në treg). Shumë prej rreziqeve janë të menaxhueshme deri në një masë. Strategjia duhet të adresojë rreziqet e identifikuara duke planifikuar aksionet parandaluese (për shembull, zgjëro bazën e klientëve nëse kompania është shumë e mvarur nga vetëm disa klientë).

Strategjija e kompanisë duhet të ndërtohet në përparësitë e saj, adreso dobësitë dhe rreziqet dhe shfrytëzo përparësitë e disponueshme. Një mjet (vegël) shumë e thjeshtë si SWOT analiza mund t’ju ndihmojë të zhvilloni strategji për kompaninë tuaj