Thursday, April 5, 2007

EKSPORTI DHE INTEGRIMI REGJIONAL


Kosova po shpejtoje integrimin e saj në tregjet regjionale dhe ndërkombëtare duke u munduar ta rritë eksportin. Gjithashtu, fokusim në eksport do t’i mundësoj asaj qe të arrijë më shpejt një zhvillim të qëndrueshem dhe të redukojë mbështetjën e saj në import. Prandaj, bizneset në Kosovë duhet të riorientojnë vetën duke u perqendruar në përmbushje e kërkesave të tregjeve të jashtme.
Përderisa eksporti Kosovar është ende relativisht i ulët, sektori industrial këtu duhet të fillojë të kuptojë dhe inkorporojë në praktikën e vet të bizneseve, preferencat, cilësine dhe kërkesën per çmimet në tregjet fqinje. Këto tregje, duke përfshirë këtu Maqedoninë, Serbinë, Shqipërin, Bosnjen-Hercegovin dhe Malin e Zi, janë fillimisht, tregje potenciale eksportuese për Kosovën. Në të njëjtën kohë, kjo perspektive e tregut regjional është gjithashtu e nevojshme për tërhjeqjën e investimeve të huaja në mënyrë direkte në sektorin industrial të Kosovës.

Zgjerimi apo rritja e eksportit kërkon, si pasojë, vazhdimisht përpjekje të përbashkët nga kompanitë që të zgjërojnë prodhimtarin e produkteve cilsore dhe konkurente në tregtine me vendet fqinjë, vetëm kjo është menyra e vetme e Kompanive të sigurojn tregje të reja për produktet e veta. Kosova do ta gjeje vendin e saj në zingjirin e ekonomisë regjionale, duke orientuar dhe disenjuar zhvillimin e vet ekonomik ne drejtim të tregtisë së lirë, përderisa, së bashku me biznes-men, lidhin marrëveshje komerciale me partner tregtarë në ato tregje. Gjatë ketij procesi, Kosova do t’i qartësoj përparësit e saja konkuruese në këtë mjedis që ndërron shpejtë dhe bizneset do të bëhën më konkuruese si rezultat i levizjeve të shpejta dhe të një konkurrence të forte në mes veti. Masat për lehtësimin e qarkullimit të mallrave andejë kufijve të Kosovës brenda rajonit, do të kërkojne impelementim të lehtë të rregulloreve në Kosove dhe brenda tregjeve eksportuese.

Tregu kosovare i orientuar nga ekonomia, mesiguri që do të shtoje aspirata qe të arrijë integrim brenda kontekstit të ekonomisë rajonale. Ky është kombinim i nevojave për prodhuesit Kosovar, ashtu qe të gjejne tregje e reja, për produktet e tyre në mënyre që të arrijnë rritje të biznesit dhe mundësine që, gjatë kohës te krijohen aleancat afariste me partner dhe të bëhet hapja e tregjeve të reja.

Integrimi rajonal dhe eksporti do të kërkojnë, dhe do të rezultojnë me, përmirësimin e shkallës së cilesise të produkteve nga prodhuesit Kosovarë. Disa nga këto përmirësime deri më tani kanë ndodhur dhe ato deri më tani kanë treguar rezultate të mirë për biznesin. Këto përmirësime fillestare sigurojnë baza të arsyeshëm që të priten progrese të më tutjeshëm. Megjithatë, këtu biznesi duhet të largohet nga një besim i vetëimponuar, sipas të cilit është e pamundur të deportohet efektivisht në tregjet e jashtme, përshkakë të barierave ligjore brenda Kosovës dhe në tregjet e synuara.

Si pjesë e madhe e përpjkejeve promovuese, është e nevojshme për bizneset Kosovare t’i mësojnë procedurat administrative që janë tani të vendosura, identifikojnë pengesat që mund të ndeshen dhe në mënyre konstruktive të punojnë me kolegët e tyre në sektorët private dhe publike, që t’i tejkalojnë këto vështirsi.

Pikëpamjet e ndërlidhura me eksport parashtrojne nevojen për lënde të pare. Varësisht nga industria, shumica prej këtyre janë të importuara nga vende të ndryshme, shpresojem në një të ardhme të afërt te bëhemi pjesë e tregjeve të zgjeruara jo vetëm rajonale por edhe më gjërë.

Monday, April 2, 2007

Studim mbi Tregun – Mëso se Çfarë Dëshirojnë Klientët tuaj Para se të fillosh me Prodhim


Ju keni një ide për produkt dhe keni dëshire qe ate ta sillni në treg. Ju keni aftësi teknike per ta prodhuar produktin (apo te furnizoni me shërbime). Ju mendoni se ky do të jetë vendim i mirë. Në qoftë se vendosni të prodhoni, ju duhet të determinoni si, kur, për çfarë çmimi dhe me si do ta distribuoni produktin në treg. Me aq shumë marrje të vendimeve, si do të jeni të sigurtë se ju do të keni vendim te mirë? Me këto pyetje ballafaqohen të gjithë njerëzit që startojnë me biznes të ri gjithëashtu edhe ata të cilët vendosin me prodhime te produkteve te reja, në qoftë se ka ndonjë te tille, produktet e reja duhet të prodhohen për treg.

RRITI MUNDËSIT E TUAJA PËR TE PATUR SUKSES

Është e zakonshme për njerëzit qe të nguten kur mendojnë se kanë ide të mira. Megjithatë, ekziston mundësia per deshtim sikur aq shumë boznese qe dështojnë çdo ditë kudo në botë. Ato të cilat arrijn suksese janë ato biznese të cilat planifikojnë si duhet duke determinuar nevojat e tregut para se të fillohet me biznes te ri. Nuk është lehtë të determinohet cila është mënyra më e mirë për tu bëre të gjitha, por ekziston mundësia për diqka që mund të kryhet në mënyr që të zvogëlohen mundësit e dështimit – apo, caktuar në mënyrë pozitive – ekziston mundësia të rriten shanset per sukses.
Duke zbatuar studim mbi tregun të përshtatshëm, ju mundeni më mirë të determinoni se per çfarë ka nevojë/apo dëshiron tregu (konsumatoret) . Në qoftë se nuk determinoni se per cfar jane nevojat e vërteta për atë product, ju jeni duke kërkuar telashe. Mos prodhoni produkte vetëm përshkakë se ju mundni ta beni kete.

ÇFARË ËSHTË STUDIMI MBI TREGUN ?

Që të paraqitet sa më thjesht, studimi mbi tregun determinon se çfarë pamje ka ambijenti i tregut nga perspektiva konkuruese dhe çfarë dëshiron konsumatori, shfrytëzuesi I fundit i i produkteve tuaja. Është gjithëashtu mënyra qe të determinohet se në qfarë forme (madhësie, dukja, ngjyre, tiparë, çmimi) konsumatori dëshiron te jene produktet e juaja. Përgjegjën e gjeni nepërmjet studimit të informatave që tani më ekzistojnë (të dhënat e publikuara) apo duke pyetur njerëzit në treg, më mirë do të ishte te pyetni shfrytëzin e fundit te produkteve te juaja.
Gjëja e parë që ju duhet të determinoni është se me të vërtetë askush tjetër nuk është duke prodhuar këtë produkt në Kosovë. Çdo ditë unë takohem më pronar të bizneseve të cilët më tregojnë se nuk kanë konkurent lokal. Pothuaj se deri më tani secili rast nuk ka qenë i vërtetë. Prandaj, në qoftë se planifikoni biznes këtu në Kosovë, ju duhet të hulumtoni dhe pyetni sa më shumë për të kuptuar se a është dikush tjetër duke bërë biznes të cilin ju dëshironi ta filloni.

SI TË UDHËHEQNI STUDIMIN MBI TREGUN

Në mënyrë që të determinoni nivelin e konkurencës para se të hyni në treg, konsultoni Odën Ekonomike, zyret e komunës gjegjese apo thjeshte vetëm kërko informata për rreth. Parashtro shumë pyetje. Të dhënat janë atje. Bën përprekje për ti gjetur ato.
Në qoftë se del se niveli i konkurencës në treg është i pranueshëm për të hyre ne treg, ( duhet të jesh i sinqert me vetë vetën), atëherë ju duheni të determinoni në qoftë se ekziston kërkesa për produktin. Kjo është më vështir se testi i parë. Vetëm pse njerzit e tjerë janë duke prodhuar diqka tjetër nuk eshte garance se ata do te jenë të suksesëshëm dhe se kërkesa për product do te jete e lartë. Për shembull, industria e ndërtimit mund të duket tërheqëse, por me pak studime, ju do të kutponi se rindërtimi i financuar nga donatorët është në rënie e siper.
Në qoftë se ju keni ne mendje nje produkt, për shembull produkt të konsumumit të gjërë, ju duhet të pyetni njerëzit se produktin e kujtë do ta blejnë ata në qoftë se për kete kane nevojë. Kjo përfshinë kategorine e konsumatorit të cilit ju do ti shitni produktet e juaja: publiku i juaj të cilin synoni. Determino kujtë do t ‘ia shitni produktin dhe pastaj determino mënyrën se si do te kontaktosh ato grupe të vogla apo do ti kontaktoshe individualishtë . Pyetni pyetje të drejta. Per cfarë shije, ngjyre, madhësie dhe çfarë çmimi janë të gatshëm të paguajnë? Për shembull, në qoftë se ju shitni kozmetikë për femra të reja atëherë ju duhet të gjeni përfaqësuese të këtyre grupeve në mënyr që ti pyetni ato. Ju mund ti gjeni këto femra të reja në qendra tregtare, disko dhe në univerzitete, të përmendim vetem disa vende. Ju lutem, shënoni se nuk është e drejtë për ju ti pyetni shokët, të afërmit, apo njerëzit të cilët e dinë se ju jeni prodhues i ati produkti, përshkakë se ju nuk do të merrni përgjegje të sinqerta. Shuëm herë është më mirë të punësosh dikë të besueshëm dhe të aftë të pyet një varg të pyetjesh paracaktuese dhe përkatëse. Përkrahja e Biznesit të Kosovës mund t’ju ndihmojë në dizajnimin e programit efektiv të studimit të tregut.
Studimi i tregut është vegël e rëndësishme e cila nuk është e përdorur aq shpësh dhe sa duhet në Kosovë e madje as edhe në perendim. Por të jeni i sigurtë se shumica e kompanive të sukseshme udhëhiqen nga një formë e studimit të tregut kurdo që duhen të merren vendime te madhë. Që të merrni ca cilësi të komoditetit për vendimin e ardhshëm lidhur me produktin tuaj, rriti mundësit per sukses duke investuar në përpjekjen per studim të tregut.