Friday, March 30, 2007

SWOT ANALIZA



SWOT analiza është mjet (vegël) analizues afarist i shfrytëzuar gjerësisht. Akronimi “SWOT” përbëhet prej fjalëve “Strengths” – Përparësit; “Weaknesses” – Dobësitë; “Opportunities” - Mundësitë dhe “Threats” – Rreziqet. Në KBS e përdorim kur bëjmë vlerësimin fillestar të kompanive kliente. SWOT analiza u ndohmon klientëve të identifikojnë çështjet kyqe strategjike të bizneseve të tyre dhe duke u bazuar në to të zhvillojnë plan strategjik.

Përparësitë janë fushat në të cilat pozita konkuruese në treg e kompanisë është superiore në krahasim me konkurencën e konkurentëve. Teknologjia bashkëkohore, eksperienca e gjatë në biznes, menaxhmenti senior ndërmarrës, fuqia punëtore e motivuar, njohje të markës (shenjës dalluese) apo udheheqësi të tregut janë shembujë tipik. Secila prej tyre i sjell kompanisë disa lloje të përparësive karshi konkurencës së tyre. Secila strategji e kompanisë duhet të ndërtohet sipas përparësive të vërteta të saja dhe është me rëndësi për kompaninë të identifikojë ato në mënyrë që t’i shfrytëzojë ato plotësisht.

Përkundrazi, dobësitë janë ato fusha të cilat tregojnë se kompania nuk është në nivelin e dëshirueshëm të performancës. Menaxhmenti i jofokusuar, mungesa e politikës së mbrendëshme kreditore, norma e lartë të prishjeve, mungesa e kontrollit të stoqeve, mungesa e përvojës në biznes, kontrolli i pamjaftueshëm financiar apo mungesa e njohjës së tregut janë disa shembuj konkret. Strategjia e kompanisë duhet të adresojë secilën prej dobësive kryesore sepse ato pengojnë aftësinë konkuruese të kompanisë. Kur ka mundësi, ato duhet të largohen (për shembull, duke i vendosur politikat apo sistemin e kontrollit të përshtatshëm). Në raste të tjera, ndikimi i tyre vetëm mund të zvogëlohet (për shembull, përvoja e kufizuar e pronarit në një lloj të aktivitetit të veçant në biznes mund të adresohet duke punësuar një menaxher me përvojë).

Mundësitë janë aksione të cilat kompania ka mundësi t’i ndërmerr në mënyrë që të kontribuojnë në përmbushjen e objektivave strategjike. Pjesmarrja (ofërtimi) në një tënder të ardhëshëm, reduktimi i nevojës për kapital punues nepërmjet një shembulli të reduktimit të stoqeve, rritja e çmimit shitës kur kërkesa tejkalon furnizimin apo formimi i kapitali të përbashkët për të hyrë në një treg eksportues janë disa prej shembujve. Njohja e mirë e tregut është thelbësore për identifikimin e mundësive strategjike: zgjerimi i kapacitetit prodhues është mundësi reale vetëm nëse kompania ka më shumë porosi se sa që mund të përballojë dhe kur ekziston trendi shitës në rritje e sipër (apo së paku stabil). Në tregun që është në zvogëlim e sipër si në aktivitet rindërtimore, rritja e prodhimit mund të mos jetë investim i arsyeshëm. Mundsitë duhet të jenë konsistente me objektivat strategjike të kompanisë. Menaxhmenti strategjik ka të bëjë me vendosjën e bazës së aftësisë konkuruese, biznes profitabil të vazhdueshëm, e kundërta prej fitimit të profitit të lartë nga lloji i transkasioneve që ndodhin vetëm një herë (të njëhershme). Kompania mund të marr vendim të shkatht dhe të shfrytëzojë mundësinë e njëherëshme, si prodhimin e syzeve speciale ndaj erësimit të diellit, por kjo nuk do të jetë në konflikt me strategjinë e kompanisë në vazhdim e sipër dhe si do të perceptohet ajo.

Rreziqet janë fushat në të cilat kompania është në veçanti e prekshme nga pikpamja e pozitës konkuruese. Ekzistojnë rreziqe aktuale si konkurrenca e padrejtë nga importi ilegal dhe rreziqe potenciale si mundësia që konkurrenca jonë kryesore do të fillojë luftë të çmimeve. Rreziqet gjithashtu mund të klasifikohen në interne (të mbrendshme) (varësia nga një klient i vetëm, apo numri i redukuar i klientëve) dhe eksterne (të jashtme) (një konkurent i fuqishëm mund të hyjë në treg). Shumë prej rreziqeve janë të menaxhueshme deri në një masë. Strategjia duhet të adresojë rreziqet e identifikuara duke planifikuar aksionet parandaluese (për shembull, zgjëro bazën e klientëve nëse kompania është shumë e mvarur nga vetëm disa klientë).

Strategjija e kompanisë duhet të ndërtohet në përparësitë e saj, adreso dobësitë dhe rreziqet dhe shfrytëzo përparësitë e disponueshme. Një mjet (vegël) shumë e thjeshtë si SWOT analiza mund t’ju ndihmojë të zhvilloni strategji për kompaninë tuaj

INDUSTRIA NË ZHVILLIM E KOSOVËS – BIMËT MJEKËSORE DHE AROMATIKE


Mundësitë në kuptim të plotë të fjalës janë duke dalur jashtë nga toka në Kosovë dhe vështirë se dikush i njeh ato!! Pyjet, luginat dhe malet e Kosovës, mbajnë pasuri të pamasë në formë të bimëve mjekësore dhe aromatike. Duke ju falënderuar tokës dhe klimës së rajonit tonë, Kosova ka përafërsisht 200 bimë mjekësore të egra, prej të cilave rreth 40 kanë vlerë domethënëse komerciale. Shumë prej tyre shiten me çmime të larta në tregjet botërore, pavarësisht se a shiten si lëndë e parë apo të përpunuara.

Lulet, gjethet dhe nganjëherë edhe rrënja, e shumicës së këtyre bimëve mjekësore dhe aromatike mund të thahen për të prodhuar bimë mjekësore ushqyese apo çaj nga bimët mjekësore; disa mund të distilohen dhe të përgatitet vaji esencial për aroma ushqimore, aromaterapi; rrënjët dhe bishti mund të shtohen në alkool për prodhim të tretësirës, dhe pjesët tjera të bimës mund të copëtohen dhe shtypen në ilaçe dhe shtesa ushqimore që mund të shiten në shitoret e ushqimit të shëndetshëm dhe barnatore. Këto produkte kanë treg të pafund, i cili është në rritje kudo në botë, e në veçanti në Evropën Perëndimore.

Bimët e egra mjekësore janë pjesë e jetës së Ballkanit me shekuj. Shumica e bimëve mjekësore ushqyese që përdoren në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara, si kamomili, menta dhe sherbela, kanë prejardhje nga rajoni i Ballkanit. Mbledhja dhe përpunimi i këtyre bimëve mjekësore, ishte pjesë tradicionale e jetesës së familjeve Kosovare. Para shkatërrimit të Jugosllavisë, shumica e kompanive që punonin në industrinë e bimëve mjekësore ishin të mëdha, përpunues të integruar në mënyrë vertikale që blenin bimë mjekësore nga tërë rajoni. Këto kompani kishin paisje për tharje dhe ekstraktim, linja të distilimit dhe paketimit që prodhonin produkte finale për tregjet vendore dhe ndërkombëtare. Zemra e industrisë ishte në Beograd dhe Novi Sad.
Këto qytete ishin qendrat kryesore për hulumtim të bimëve mjekësore, zhvillim dhe trajnim, gjersa kryeqyteti i Jugosllavisë, Beogradi skiconte dhe vëzhgonte ligjet kombëtare të ilaçeve. Gjithashtu, Beogradi ishte shtëpia e shumë kompanive farmaceutike. Gjatë kësaj periudhe, ekzistonin rreth 25,000 njerëz në zonat fshatare të Kosovës që punonin të mbledhnin bimë të egra mjekësore për këta gjigant industrial. Individët dhe kompanitë në Kosovë themeluan qendra të mbledhjes ku ata i grumbullonin bimët mjekësore për dërgesa në sasi të mëdha tek kompanitë farmaceutike. Disa kompani e kanë bërë edhe përpunim fillestar të bimëve mjekësore duke i tharë, klasifikuar, apo distiluar ato në vajra esenciale, në mënyrë që t’i shtojnë vlerë produkteve. Në Dragash, deri në fillim të viteve të 90 kompania “Sharrproizvod” , e kishte një fabrikë me 120 punëtorë të cilët i përpunonin bimët mjekësore të siguruara nga 3000 grumbullues. Fabrika i kishte edhe 30 shitore me pakicë në Kosovë ku i shiste produktet me bimë mjekësore.
Me shkatërrimin e Jugosllavisë dhe luftën e fundit, pothuajse të gjitha lidhjet në zinxhirin vlerësues në mbledhje, përpunim dhe shitje të bimëve mjekësore të Kosovës janë shkatërruar. Sot, ekzistojnë shumë pak kontakte në mes të mbledhësve të barishteve në Kosovë dhe përpunuesve në Maqedoni, Bosnje, apo Serbi – apo madje edhe në Shqipëri. Veç kësaj, pothuajse të gjitha kompanitë e mëdha farmaceutike që ishin pronë Shoqërore, ose janë privatizuar, shkatërruar dhe zhdukur, apo thjesht janë shuar duke e bërë një punë shëmë të vogël. Në mënyrë që të ringjallet industria e bimëve mjekësore në Kosovë, zinxhiri vlerësues duhet të rindërtohet, e kjo mund të bëhet përmes kompanive private, të cilat do t’i zbatojnë bizneset private në mbledhje, përpunim dhe marketing të bimëve mjekësore dhe aromatike.
Përkrahja e Biznesit të Kosovës (KBS) së fundi i analizoj bimët mjekësore të cilat rriten në Kosovë, dhe duke u bazuar në gatishmërinë e tregjeve, por edhe sasisë së madhe të bimëve, përpiloi një list me dhjetë emra, për të cilat besohet se kanë rëndësi më të madhe komerciale. Këto bimë janë lehtë të njohura dhe në dispozicion kudo në Kosovë në kohë të ndryshme mes Prillit dhe Tetorit.

Emri Latin Përkthimi

Achillea millefolium Barpezmi
Tilia cordata Bliri gjethvogël
Vaccinium myrtillus Boronica
Juniperus communis Dellinjë e zezë
Urtica dioica Hithër
Matricaria chamomilla Kamomil
Hypericum perforatum Lulja e Balsamit të shpuar
Rosa canina Trëndafili I vogël
Crateagus monogyna Murriz
Sambucus nigra Shtog


Ekzistojnë disa kompani në Kosovë që kanë infrastrukturë dhe aftësi organizacionale të bëhen furnitorë të bimëve mjekësore dhe aromatike. Kompanitë që eksportojnë këpurdha, në veçanti, janë të pozicionuara në mënyrë strategjike që të zgjerohen në biznes me bimë mjekësore. Ata tashmë kanë rrjet të grumbulluesve dhe qendra grumbulluese. Ata janë mësuar t’i shesin produktet e tyre në tregjet e huaja. Rëndësi të njejtë paraqet edhe ajo se fabrikat e tyre kanë kapacitet të zgjerimit në përpunues të bimëve të egra mjekësore, pasi që ata veprojnë vetëm rreth 100 ditë në vit.
KBS-i ka qenë në kontakt edhe me kompanitë e bimëve mjekësore në Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe Bosnje dhe të gjithë kishin shprehur interes në krijimin e kontakteve me furnizues të bimëve të egra mjekësore nga Kosova. Këto kompani do të dëshironin të blenin produkte gjysmë të përpunuara të prodhuara nga bimët mjekësore dhe aromatike, dhe ata vetë do ta përfundonin procesin e prodhimit në mënyrë që t’i furnizojnë tregjet e tyre me çaj barishtor, ilaçe dhe tretësira. Këta prodhues sigurojnë mundësi eksportuese për bimët mjekësore dhe aromatike të Kosovës.
Tregjet për bimë mjekësore natyrale janë gjithashtu të gatshme në Kosovë. Megjithëse njerëzit në Kosovë nuk kanë traditë të përdorin bimë mjekësore, ekzistojnë kërkesa të mëdha për çaj nga bimët mjekësore. KBS-i është duke punuar me një numër të prodhuesve Kosovar të çajit në mënyrë që t’i përkrahin dhe inkuarojnë përpjekjet e tyre, që t’i zëvendësojnë bimët mjekësore të importuara në sasi të mëdha dhe të fillojnë të përdorin barishte nga furnizuesit vendor për t’i mbushur qeset për çaj. Përmes zëvendësimit të importit me këto kompani, këmbimi me jashtë do të mbetet brenda në Kosovë dhe punë të reja do të krijohen për popullsinë e Kosovës.
KBS-i gjithashtu i mbështet përpjekjet e drejtuesve të industrisë së bimëve mjekësore që ta organizojnë Shoqatën e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike të Kosovës, e njohur si KOMAPA. Kur shoqata fillon të funksionojë në tërësi, do të mund të shpërndajë informata të tregut dhe të teknologjisë përpunuese dhe mund të sigurojë trajnim dhe ndihmë teknike për korrësit dhe përpunuesit e bimëve. Gjithashtu mund të bëhet një kanal për të siguruar fonde nga dhuruesit ndërkombëtar për zhvillim të vazhdueshëm të industrisë së bimëve mjekësore në Kosovë.
E gjithë ajo që kërkohet për një rikthim të kësaj industrie të lashtë, është që komuniteti afarist i Kosovës të ec përpara dhe ta shfrytëzojë këtë mundësi të jashtëzakonshme

EDUKIM I VAZHDUESHËM PROFESIONAL


Në shumë mjedise afariste punëdhënësit kërkojnë kualifikime të caktuara minimale kur dëshirojnë të punësojnë punëtorë të ri. Këto kualifikime mund të përfshijnë nivele të caktuara të edukimit të përfunduar, vitet e mërparshme të përvojës në punën që do të aplikon, apo kualifikime të veçanta, si aftësi gjuhësore. Gjithashtu nuk është e jashtëzakonshme që kur njëherë punëtori i bashkangjitet kompanisë dhe kur demonstron që ai apo ajo është i aftë dhe perfomonë mirë, mundësi të përparimit brenda kompanisë i ofërohen punëtorit.

Ndonjëherë mundësit e përparimit mund të thotë se kualifikimet fillestare të punëtorit dhe trajnimi nuk janë të njëjta sikur ato të kërkuara për pozitën e re. Në një rast tjetër, kërkesat ligjore mund të ndryshojnë, dhe këto mund të kërkojnë që një punëtor të pranojë trajnim dhe arsimim në mënyrë që të mbetët në pozitën ekzistuese. Në cilin do rast, do të ekziston nevoja për edukim të vazhdueshëm profesional.
Cfarë është edukimi i vazhdueshëm profesional dhe a vlen kjo për Kosovën? Edukimi i vazhdueshëm mund të përfshijë ndonjë diplomë apo program pa- diplomë që siguron dikë me aftësi plotësuese në mënyrë që ti aftëson ata të kryejn punën e tyre ekzistuese më efektshëm, siguron aftësi në një fushë të re, apo aftëson dikë të jetë në përputhshmëri me kërkesat ligjore apo ato të parashikuara me statut për të zhvilluar punën e tyre.

Ekzistojnë shumë shembujë të këtyre llojeve të programeve edukative, dhe ekzistojnë raste te caktuara kur janë të aplikueshme për biznese profesionale në Kosovë.
Programe të edukimit të vazhdueshëm mund të ofërojnë kurse të llojeve të ndryshme që përfshijnë temat si:

· marketing,
· llogarimbajtje e thjeshtë,
· trajnim kompjuter,
· trajnim gjuhësor, dhe
· menaxhim të biznesit.

Kjo list e shkurt demonstron që institucionet edukative ofërojnë kurse që janë relevante për komunitetin afarist, dhe sigurojnë një mundësi për njerëzit të përmirësojnë apo mësojnë aftësi të reja pa pas nevojë të marrin pjesë në programe të plotë të univerzitare.
Ekzistojnë gjihashtu rastet kur insitutcionet edukative apo shoqata profesionale ofrojnë kurse të aftësojnë profesionalistë brenda fushave të caktuara në mënyrë që të arrijnë dhe mirëmbajnë akreditimin profesional duke kompletuar trajnime të kërkuara të idustrisë dhe, nëse e nevojshme, të demonstrojnë mjeshtri duke kaluar një provim në një temë të asaj fushe. Shembujë të mirë të kësaj përfshijnë trajnime dhe çertifikime të kontabilistëve dhe auditorëve, dhe liçencim të profesionistë ve në kuadër të industrisë së sigurimit.

Mundësi të reja për edukim profesional janë të disponueshme për njerëzit afarist në Kosovë. Ata mund të marrin pjesë në këtë duke ndjekur orë në institucionet vendore, gjithashtu edhe duke pasur qasje në shumë mundësi shkollimi nepërmjet internetit. Në shumë vende punëdhënësit paguajnë për edukim të vazhdueshëm profesional nëse trajnimi ka të bëjë me punën e punëtorit, apo nëse ai trajnim do të aftëson punëtorin të zgjërojë fushë- veprimin e aktiviteteve që punëtorët e tyre mund ti ndërmarrin njëherë kur trajnimi përfundon.

Një shembull i mirë i kësaj është në fushë të trajnimit dhe çertifkimit në kontabilitet. Në shumë vende egziston kërkesa e parashikuar me ligj që vetëm kontabilistët e certifikuar mund të nërdmarin lloje të caktuara të anagazhimit si kontabilist në emër të klientit. Pra, në mënyrë që të shrtytëzohen më si miri aftësit e punëtorit, kompania do të kërkoj që ai punëtor të mar (realizoj) certifikatën e kontabilitetit qoftë se deri me tani nuk e posedon një të tillë.

Një kompani e kontabilitetit, apo një kompani që dëshiron të punësojë kontabilist me orarë të plotë, shpesh herë do të punëson diplomues univerzitar, dhe i japin individëve sasi të caktuar të kohës gjatë së cilën punëtori duhet të ndjek kurse plotësuese të nevojshme, ti kalojë provimet, dhe të bëhet kontabilist I çertifikuar. Dhe, punëdhënësi në shumicën e rasteve do të paguaj për shpenzimet e kursit dhe provimeve, dhe siguron kohë për mësim para provimeve. Pse? Për shkak së është në interes të kompanisë të ndihmonë punëtorin të bëhet I certifikuar. Njëherë kur punëtori certfikohet, ai ka më shumë vlerë për kompaninë..

Themelimi i firmave të reja të kontabilitetit në Kosovë është duke u zhvilluar ngadalë. Egzistojnë, shumë njerzë që punojnë si kontabilista në kuadër të kompanive vendore. Disa nga këta profesionistë janë duke shfrytëzuar mundësit e edukimit të vazhdueshëm profesional I cili I’u është ofëruar në mënyrë që të bëhen kontabilistë të certifikuar.

Kjo është një pjesë e përshtatshme e edukimit të vazhdueshëm profesional të një personi. Për shkak se kjo shërben në interesë të komunitetit më të gjërë afarist, dhe i dërgon mesazh të fortë komunitetit ndërkombëtar afarist që njerëzit në Kosovë i marin kërkesat e tyre profesionale me seriozitet. Kjo është e rëndsishme për zhvillimin e biznesit vendor.

MARKETING NË INTERNET PËR RRITJE TË BIZNESIT


Interneti është një mundësi e shkëlqyeshme për bizneset Kosovare të informojnë klientët potencial për mallrat dhe shërbimet e tyre. Posta elektronike dhe faqja në internet janë mënyra të mrekullueshme për mbledhje të informatave nga klientët potencial për nevojat e tyre dhe strukturimin e mallrave dhe shërbimeve që ju i ofroni për përmbushjen e atyre nevojave. Gjithashtu, kombinimi i faqes në internet të dizajnuar mirë dhe dërgimi i postës elektronike me ndikim të lartë, mund të krijoj dhe themeloj vetëdijësimin për biznesin tuaj dhe të siguroj shërbime mbështetëse për klientët tuaj.

Mënyra më efektive e përfitimit të informatave nga klientët dhe transmetimi i informatave tek klienti është të keni një Faqe në internet të dizajnuar mirë që ofron dhe nxjerr informata nga klientët potencial. Faqja në internet duhet të vizitohet dhe shfrytëzohet nga klientët e drejtë. Ekzistojnë disa mënyra që njerëzit e duhur ta shfrytëzojnë atë faqe të internetit. Mënyra më e suksesshme është përmes një porosie elektronike e cila u drejtohet shumë personave, klientëve potencial, e dizajnuar që t’i informojë ata për faqën në internet dhe t’i lidh klientët direkt më atë faqe. Me porosinë elektronike klienti është i njohtuar shkurtimisht për qëllimin e biznesit tuaj dhe si të përfitojë më shumë informata për kompaninë tuaj.

Faqja e internetit duhet të jetë e lexueshme, e lehtë për orientim dhe informative. Kur bëhet dizajnimi i faqes në internet, përdor rezervime në aplikim të elementeve të teknologjisë së lartë. Nuk ekzsiton ndonjë mënyrë që ju ta dini se çfarë verzioni të kërkuesit, sistem operativ, shpejtësi të lidhjes, rezolucion të ekranit apo intensitet të ngjyrës, ka klienti juaj potencial në kompjuterin e tij të tavolinës. Klienti nuk do të pres 48 sekonda të pres leximin e një grafike ilustrative. Ju do të humbisni atë klient.

Një faqe në internet, lehtë e kuptueshme është ajo e cila lexohet shpejtë dhe është e thjeshtë për orientim, e përshtatshme për sy dhe informative. Në mënyrë të qartë e drejton klientin tek shërbimet që ofron biznesi. Vizitorët e faqes duhet të kenë ndonjë siguri se kompania juaj është ligjore dhe e vlefshme. Prandaj, ju mund ta përfshini një faqe tjetër në të e cila i tregon rekomandimet nga klientët e mëparshëm. Kjo do t’ju jap më shumë siguri klientëve të ardhshëm në lidhje me shfrytëzimin e shërbimeve të kompanisë tuaj.

Është e rëndësishme ta bëni biznesin tuaj një kompani të cilën e paramendojnë klientët kur dëshirojnë ta blejnë produktin tuaj. Mënyra më e mirë për ta futur emrin e kompanisë tuaj në mendje të klientit është përmes “krijimit të markës”. Të krijoni markë për biznesin tuaj në internet përmes një emri të paharrueshëm dhe një logo që është tërheqëse për syrin, është domosdoshmëri. Në mënyrë që ta krijoni një markë të biznesit tuaj, ju duhet që vazhdimisht ta prezantoni logon tuaj tek audienca e synuar në mënyrë që të mbetet në mendjen e tyre. Përmes këtij procesi të krijimit të markës klienti do të fillojë të kujtojë që ta shfrytëzojë biznesin tuaj. Një postë elektronike mirë e dizajnuar me logo të paraqitur qartë, do të fillojë procesin e krijimit të markës tek mendja e audiencës së synuar. Një faqe në internet e cila ka pamje të duhur me logo të paraqitur qartë gjithashtu do t’ia mundësojë audiencës të filloj ta mbaj në mend biznesin tuaj si institucion të shëndetshëm në të cilin ata mund të kërkojnë mallra dhe shërbime. Një porosi elektronike kur hapet nga ana e klientit gjithmonë duhet ta ketë në faqe të parë logon dhe porosinë reklamuese të dizajnuar mirë.

Një porosi elektronike e drejtuar tek shumë persona ka për qëllim të informojë direkt klientët potencial në lidhje më shërbimet ekzistuese që i ofron biznesi juaj. Porosia elektronike duhet menjëherë të informojë dhe tërheq njerëzit në mënyrë që të mësojnë sa më shumë për biznesin tuaj. Në mënyrë që të arrihet kjo, porosia elektronike duhet ta informojë klientin me një përmbledhje të shërbimeve që i ofroni, një pasqyrë se si funksionon biznesi juaj dhe të sigurojë informata të dobishme në lidhje me industrinë.


Hapësira në porosi elektronike ku vendoset tema është pjesa më e rëndësishme e porosisë për shkak se nga kjo frazë varet se a do të vendos lexuesi ta hap apo ta fshij porosinë tuaj elektronike. Shkurtësia e porosisë tregon rëndësinë e porosisë reklamuese dhe frazës. Ju kurrë nuk mund të jeni shumë entuziast në lidhje me zhvillimin e temës. Përmbajtja e porosisë duhet të fokusohet në atë se çfarë ka të ofrojë biznesi juaj. Porosia elektronike duhet të ketë paragrafe të shkurtëra, të bëni sqarim të mirë në paragrafin e parë dhe t’i jepni një arsye klientit që të blej nga ju. Ju duhet ta mënjanoni përdorimin e formatit luksoz si grafikës, fondeve të ndryshme, shkronjave të lakueshme dhe të theksuara, për shkak se e bën porosinë të duket e lirë dhe shumë programe të postës elektronike nuk mund t’i paraqesin në ekran këto veçori.

Përmbajtja e porosisë elektronike duhet të zgjidhet me kujdes. Porosia elektronike është regjistër për kompaninë tuaj. Do të ruhet për referencat në të ardhmën nga individët të cilët e pranojnë atë. Kjo porosi mund të përcillet lehtë edhe tek të tjerët. Posta elektronike që iu është dërguar klientëve potencial do të ketë shkallë më të lartë të interesit në qoftë se ekziston ndonjë arsye konkrete për ta hapur atë faqe në internet. “Mashtrimet” promovuese shpesh herë përdoren në mënyrë që t’i bindin njerëzit ta hapin faqen në internet dhe të mësojnë më shumë për biznesin tuaj. Oferta të lira për informata, broshura apo xhingla (me logon tuaj), rubrika të këshillimeve për probleme, mundësi në lidhje më punën në biznesin tuaj dhe analiza të blerësve dhe shitësve të rëndësishëm janë shumë herë të përdorura për tërheqjen e njerëzve në mënyrë që ta hapin faqen tuaj të internetit.

Lidhja e juaj afariste në faqe të internetit, si për shembull www, duhet të jetë e qartë dhe e paraqitur dukshëm në porosinë elektronike. Me leximin e porosisë klienti potencial është i inkurajuar të përfitoj më shumë informata për biznesin tuaj duke e shikuar faqen në internet. Shumë njerëz do të dëshironin t’ja hedhin një sy faqes së internetit. Prandaj, faqja e biznesit tuaj duhet t’i lexojë të dhënat shpejtë dhe pastaj menjëherë ta drejtojë vizitorin tuaj në drejtim të porosisë tuaj afariste. Informata të tepërta në hapje të faqes mund ta bëjnë faqen të duket e çrregullt dhe e paorganizuar. Faqja në internet duhet të jetë e dizajnuar në atë mënyrë që të shfaqet shpejtë dhe të ofrojë përqëndrim të qartë në biznesin tuaj. Është lehtë dhe lirë që të përdoret interneti për të zhvilluar kontakte të reja afariste.

Wednesday, March 28, 2007

Dëshirojmë


Nuk është për t’u habitur nga tradhëtia e njeriut që ia bën vetvetes si në aspektin e përparimit ashtu edhe në atë të shkatërrimit. Si njërën ashtu edhe tjetrën ai përpiqet t’i prezentojë brenda fjalëve të bukura dhe qëllimeve të larta. Kjo ka ndodhur në të kaluarën e si duket vazhdimësia e saj nuk ka fund as edhe në prag të mijëvjeçarit të tretë – me të vërtetë njeriu është “zalumen xhehula”, injorant e zullumqar. Njeriu është i këtillë për shkak se përpiqet ta keqpërdorë fuqinë e madhe të cilën e ka si dhuratë nga Zoti e të krijojë traditë të së keqes, duke shkatërruar ardhmërinë e njerëzisë: ai vetes i lejoi ta keqpërdorë shpirtin; për një çmim të pavlerë ta shesë intelektin e madje edhe trupin. Shkatërrimet, mjerimet e ligjeve që burojnë nga kokat e ndryshme të njerëzve me vite janë duke treguar se fare nuk kanë qenë në dobi të njeriut, përpos përsosurisë në shkatërrim dhe frikë. Në këtë shekull për të cilin tashmë flitet se ka kaluar, nëse pak e shikojmë të kaluarën – e që duhet bërë, do të vërejmë çudira, momente nga të cilat njeriu rrënqethet. E gjithë kjo për shkak se njeriu nuk u ngrit më tepër nga të qënit rob vetëm i njeriut apo siç ka thënë një filozof i Lindjes nga i cili është kërkuar t’i shërbejë mbretit: “aty është fundi dhe poshtërsia ime”.
Problemet e kohës sonë mund të konsiderohen si të padrejta për qëllimin, thelbin ose prëmbajtjen e religjionit- fesë: interpretimi i fesë brenda traditës së caktuar, etnikumit të caktuar, racës së bardhë dhe të zezë dhe studimeve që rrjedhin nga hapësira shkencore shoqërore, e madje edhe ekzakte, të cilat marrin guximin dhe japin analizat e veta që në fe nuk ekzistojnë, sepse feja sa është e dukshme në kohën “e kaluar” ajo më tepër merret përsëri me “kohën” e tashme, e cila për çdoherë gjendet në kontakt me vdekjen. Kjo vërehet më së miri kur i vëzhgojmë lëvizjet dhe rrethanat e ndryshme të zhvillimit të religjionit, ose pozitës së religjionit, si në suaza të globalitetit ashtu edhe brenda hapësirës sonë.

Vazhdimësia e persekutimit religjioz

Besimi dhe liria religjioze në këtë shekull kanë kaluar nëpër fushën e hijes së vdekjes, duke i mbijetuar “gulagët” sovjetikë, “holokaustët”, e deri te vrasja e qindra mijëra muslimanëve në hapësirat Ballkanike në vetë fundin e këtij shekulli, edhe pse civilizimi qe betuar se ky lloj persekutimi, ose për të qenë më specifik, martirësia, i takojnë të kaluarës dhe nuk do të përsëriten më. Mirëpo, u dëshmua e kundërta. Ky persekutim u ndodhi edhe të tjerëve dhe atë me përmasa më të mëdha, siç është rasti me hapësirat sovjetike, me Kinën e sila sillet me një çmenduri ndaj fesë e kështu me radhë. Shikoni rastin e Çeçenisë dhe po ndodh sot para botës. Mbi 50 mijë ushtarë me pajisje të rëndë dhe të sofistikuar ushtarake Rusia po i përdor në emër të luftimit të grupeve ekstremiste islame?! Shumica e atyre të vrarëve zënë vend në definimin e martirësisë, respektivisht ata janë njerëz jeta e të cilëve është shuar vetëm për shkak të besimit dhe lirisë së tyre të besimit religjioz.
Edhe politika dhe demokracia e imituar në hapësirën arabe në mënyrë të pakuptueshme është duke u sjellur ndaj bindjeve religjioze islame dhe ndaj muslimanëve. Edhe pse me rezervë, prapëseprapë duhet pranuar statistika e organizatave ndërkombëtare si Amnesty International dhe organizatave islame për të drejtat e njeriut të cilat japin shifra tmerruese rreth kësaj gjendjeje. Kjo nuk do të thotë se Perëndimi me ligjet e hekurta dhe sistemin kompjuterik pa shpirt nuk është duke bërë çrregullim ndaj religjionit ose religjiozitetit. Përsëri në këtë hapësirë njeriu është duke kaluar mbi padrejtësitë e ndryshme, e lëre më qetësisë së shpirtit dhe lirisë individuale bindëse që ka çdo njeri.
Ky rrezik edhe në hapësirën e Maqedonisë kalon nëpër faza të çuditshme të cilat nuk mund t’i arsyetosh, as çmendurisht e as racionalisht. Në një shkrim lexuam se nuk është e mundshme të vendoset të diç vetëm për shkak se kemi “urdhër nga dikush”, që për fat të keq një ish-ministër i këtij shteti tregoi guxim duke shkruar se përcjelljet dhe përgjimet e ndryshme, e deri te arrestet disa orëshe të cilat po bëhen kohëve të fundit në Maqedoni, janë urdhëra nga jashtë që shkaktuan mosmarrëveshje brenda establishmentit politik. Liria religjioze në këtë hapësirë ka kaluar tmerrin më të madh të ateizimit dhe masakrës së tij në kohën e ish-Jugosllavisë , kur planet religjioze, vakëfet e ndryshme dhe institucionet fetare ishin më të përgjuarat dhe “tërësisht” nën direktivën e fuqisë së tmerrshme. Kjo dukuri e mëparshme siç shihet është bërë rregull shtetëror i mentalitetit që e udhëheq këtë shtet. Kulmi i gjithë kësaj është përcjellja e hyrjes-daljes së qytetarëve të vet nga ky shtet, duke bërë fotokopjimin e çdo gjëje të shkruar apo shtypur e deri te ndalimi i tubimeve individuale me qëllime të cilat i kanë vetëm njerëzit e sinqertë.

Tërheqshmëria e “fundamentalizmit”

Asnjë fe nuk ka mundësi të jetë e tillë nëse i largohet bindjes së vet e cila del nga Libri i Shenjtë, duke filluar që nga urdhrat e ndryshëm e deri te flijimi i gjërave më të shtrenjta të kësaj jete vetëm për ta arritur kënaqësinë si rob ndaj Zotit. Feja islame këtë e ka të qartë dhe nuk ka fare dyshim se ajo thërret vetëm në të mirë, duke e çmuar e lartësuar individin dhe shoqërinë, lirinë fetare dhe moskeqpërdorimin e saj, njeriun si qenie me tërë bukuritë e tij që lartëson në piedestal e deri te kujdesi dhe thirrja për mbrojtjen e tokës, respektivisht ambientit/ekologjisë . “Fundamentalizmi” ishte një pjellë e cila sot e kësaj dite përdoret vetëm në fjalorin e shërbimit të sigurimit, i cili përzien kuptimin fundemantalizë m-terrorizë m që në asnjë fe nuk mund të haset. Islami është shumë i pastër nga kjo. Nuk ka mundësi të ketë fe pa ibadet, pa shehadet, e më në fund as pa xhihad. Po, pa “xhihad”, term ky i cili, për fat të keq, u keqpërdor. Momentalisht ky term në botë është bërë “trishtues”, ndërsa në fjalor
d.m.th. thjesht luftë. Pse t’i merret gëzimi besimtarit që të vdes në emër të Zotit për të drejtat e veta individuale e shoqërore, për të drejtat njerëzore, për idealet e fesë e nga ana tjetër mos të diskutohet fare për ata të cilët masakrojnë, shkatërrojnë duke përdorur arsenalet e llojllojshme të luftës që lënë pasoja jo vetëm në të tashmen por me vite të tëra? Kur’ani në mënyrë të përhershme thërret në edukimin e vetvetes dhe lirinë individuale duke rregulluar e përmirësuar si qëllimin ashtu edhe jetën në këtë botë.
Këtë fenomen e kaluara e ka bërë që të zhvillohet në mënyrë të pakontrolluar. Siç cekin Martin Marty dhe Scott Applebee në veprën e tyre Projekti i Fundametalizmit, fundamentalizmi religjioz është në ngritje e sipër, jo vetëm brenda Islamit dhe Krishterimit, por gjithashtu ndjehet edhe në Budizëm dhe Hebraizëm. Në këtë ka njëfarë vërtetësie lidhur me “ngritjen e fundamentalizmit” në formën e “revivalizmit” (ringjalljes) . Këtu ekzistojnë batica dhe zbatica dhe atë duke iu falënderuar shekullaristë ve dhe politikës anti-religjioze.
Tek ne me shkatërrimin e ish-Jugosllavisë u paraqit një shpejtësi në hapësirën religjioze, e cila ishte jashtë kontrollit të edukimit kulturor e profesional të fesë. Kjo është e dukshme edhe në rastin e proviniencave të tjera religjioze. Në mesin tonë mund të vërehen edhe dukuri të cilat në botë tashmë janë pranuar si momente të lirisë qoftë personale qoftë tjetërfare, ndërsa te ne, mendoj në Maqedoni, ato u pengojnë “të paprekshmëve”. Ne duhet medoemos të pranojmë se dukuri të tilla, lëvizje të ndryshme religjioze të cilat do të kenë karakter intelektual, kulturor e po ashtu edhe klasik do të paraqiten dhe atë duke u përsosur. Por nuk mund të pranohet krijimi i frikës se “ata nuk kanë të drejtë të tubohen e të thërrasin njerëz në fe”, kur dihet se imperativ i çdo feje qiellore është që të prezentohet haptazi. Këtë duhet ta përjetojë çdokush dhe çdokund, duke mos i lënë anash këtu as institucionet e ndryshme shtetërore apo qeveritare të cilat më së tepërmi kanë nevojë për një edukatë të duhur fetare. Me një fjalë: kush dëshiron pranon e kush dëshiron refuzon. Besoj se çdokush e ka të qartë se forca mund të përdoret çdokund, përpos në fe.

Islami sërish në rritje

Edhe pse nuk ka mundësi të jetë argument i duhur, rezultatet e sociologjisë e cila merret me kushtet dhe rrethanat shoqërore, tregojnë se ndryshimet në këtë shekull në hapësirën e fesë janë duke lëvizur me një shpejtësi të madhe dhe se trendi i cili e kornizon kontekstin tonë të fundshekullit është Islami. Në mesin e religjioneve botërore, Islami radhitet si feja që më së shpejti përhapet dhe atë në Perëndim. Këtu si bazë paraqitet edhe momenti demografik, por edhe ai i konvertimit dhe atë, megjithëse dikujt kjo nuk i shkon për shtati, jo me “shpatë”. Hulumtuesit religjiozë e projektojnë shtimin e Islamit në rreth 2 milardë ithtarë deri nga viti 2025, ndërsa atë të Krishtërimit në rreth 3 miliardë.
Ky shekull ka dëshmuar një ndryshim të Krishtërimit nga të bardhët në pozitën e një shumice të ithtarëve jo të bardhë. Sot më tepër se 60% e të gjithë të krishterëve vijnë nga ithtarët e racave jo të bardha jashtë Evropës dhe Amerikës, kështu që është bërë zhvendosje nga qendra e gravitetit të krishterë drejt botës së tretë. Kjo prodhon lloj-lloj faktesh interesante, siç është fakti se kisha më e madhe presbiteriane në botë nuk gjendet në Skoci por në Seul, Kore.
Te ne, duke pasur parasysh se si fe mbizotëruese kemi Islamin dhe Krishtërimin Ortodoks, ekziston shansi i madh për krijimin e projekteve të përbashkëta në prezentimin e fesë ashtu siç duhet, duke filluar nga njohjet elementare e deri te krijimi i institucioneve më të larta të cilat do të kenë mundësi të profesionalizohen në mënyrë intelektuale e kulturore dhe më në fund, të krijohet hapësira e integrimit sa më të mirë dhe harmonisë religjioze e cila për çdoherë forcon paqen dhe rendin, hidajetin, në botë. Këtë, si duket, rendi i ri i demokracisë në këtë hapësirë nuk është duke e pritur siç duket meqë më tepër kënaqet të krijojë vazhdimësinë e politikës së urrejtjes dhe pasigurisë. Kjo ndodh për shkak se udhëheqësit politikë i takojnë të kaluarës së pafesisë.
Një trend tjetër i fundit të këtij shekulli të cilin e shënojnë studiuesit e religjionit është edhe pluralizmi. Kjo në veçanti ka të bëjë me Perëndimin. I shtyrë nga multi-kulturalizmi dhe internacionalizimi i Perëndimit, llojllojshmëria e shtuar në shoqëri paraqet edhe mundësi edhe sfidë për religjionet. Llojllojshmëria e shtuar kulturore dhe kontakti ndërfetar mund të ofrojnë mundësi për mirëkuptim të ndërsjellë, rritje dhe dialog. Nga ana tjetër, sfida e modernitetit, me relativizmin dhe individualizmin e vet vazhdon t’i minojë besimet tradicionale që njëherë i kanë formësuar kredotë e ndryshme të përbashkëta, duke krijuar luftëra kulturore mes tradicionalistë ve dhe progresistëve.

Pritja e Mijëvjeçarit të ri

Kjo dukuri që po formësohet gjatë 30 viteve të fundit, me çdo muaj që kalon po intensifikohet. Arritja përtej të kuptuarit njerëzor dhe atraktiviteti i vitit 2000 i ka përfshirë të gjitha fushat, që nga tregëtia deri te qeveria, nga shkaqet humanitare deri te veprimtaria religjioze.
Nga perspektiva kulturore, viti 2000 është dymijëvjeçari i kalendarit qytetar, ndërsa për perspektivën religjioze është ditëlindja e dymijtë e Isait a.s. Në prag të mijëvjeçarit, vitet 1999-2001, janë duke u planifikuar një sërë tubimesh kongresionale dhe përkujtimoresh për ta shënuar ndodhinë e mijëvjeçarit të tretë. Në mbarë hapësirën e botës po përgatiten aktivitete të ndryshme, si Lojrat Olimpike të vitit 2000 në Sydney, Australi, Panairi Botëror (EXPO) me titull “Humaniteti/njerë zia, teknologjia dhe natyra” në Gjermani për rreth 40 milionë vizitorë; Anglia është duke harxhuar afro 700 milionë funta sterline për organizimin e Ekspozitës së Mijëvjeçarit për Kohën në Greenwich; Roma është duke pritur nja 20 milionë vizitorë për Vitin e Shenjtë 2000, ndërsa Toka e Shenjtë është duke pritur një shtim të turistëve me rastin e dymijëvjeçarit. Këtu duhet përmendur edhe Turqinë ku përgatitet projekti i “turizmit të krishterë”; këmbana e paraparë për t’u vënë me këtë rast në sheshin e Tiranës e deri te projekti “2000 kisha deri në vitin 2000” në Maqedoni.
E nga ana tjetër kemi një gjë krejtësisht të papranueshme: Në Londër organizohet një shfaqje teatrale “Chorpus Christi” ku Jezu Krishti paraqitet si Mbret i homoseksualëve, ndërsa muslimanët (e Anglisë) janë ndër të parët që ngrejnë zërin kundër kësaj poshtërsie që nuk është e pranueshme as në fe, as në kulturë, as në traditë.
Muslimanët të cilët i besojnë Isa a.s. si pejgamber, i lindur nga Merjemeja e pastër, me siguri nuk do të habiten nga ky pompozitet që ka marrë hov të madh nën pretekstin e fesë, duke bërë prezentimin e një jete e cila akoma është duke jetuar tmerrin e areligjiozitetit dhe vështirësinë e demokracisë e cila është duke qëndruar “e mirë” vetëm se në fjalë, e kurrsesi si gëzim për njeriun e mijëvjeçarit të ardhshëm – nëse nuk e shkatërrojmë. Shpresë se Librat e Shenjtë me pastërtitë e tyre do ta marrin hovin e rivendosjes së rregullave fetare në botë, e më në fund njeriu të jetë i lirë edhe si individ edhe në shoqëri duke iu kthyer fundamentalizmit të parimeve të fesë.

Përfundim

Feja edhe pse pranohet nga njeriu nuk do të thotë se ai ka të drejtë ta keqpërdorë si në mendim, kuptim ashtu edhe në praktikim. Popujt e mëparshëm e bënë këtë e Zoti i dënoi. Feja islame e pranon respektin e atyre që e shfaqin ndaj pejgamberit Isa a.s., si i dërguar i All-llahut. Qëllimi i fesë është se urdhërat të dëgjohen me kujdes duke iu larguar çdo dëshire që nuk ka të bëjë me Zotin. Feja fare nuk i njeh numrat. Shtetet nuk krijojnë fe, edhe pse ato mundohen të tregohen si liridhënës të fesë pa Zot si fe. Nuk ka fe pa Zot dhe pa parime të karakterit të lutjes, rregullave të jetës dhe pastërtisë së shpirtit. Islami pa iman, pa ibadet, pa shehadet, pa llogari, pa takim me Zotin nuk është Islam.